Harduer

Siri edhe për iPhone 4 dhe iPod

Publikuar , 30 Tetor 2011
0
Siri edhe për iPhone 4 dhe iPod

Hakimi kërkon një pajisje të cilës i është bërë jailbreaku. Duke e kopjuar aplikacionin në pajisje, iPhone 4 mund ta thirrë aplikacionin Siri dhe, më e rëndësishmja, të lidhet me serverët e aplikacionit Siri. Ju mund t’i ndiqni këto udhëzime që vetë ta instaloni aplikacionin dhe duket që gjithashtu funksionon me iPhone Touch 4G megjithëse këto udhëzime do të përmirësohen.

Mark Gurman nga 9to5mac intervistoi Steven Troughton-Smith, i cili është një tjetër haker i iPod Touch/iPhone 4, i cili iu u përgjigj pyetjeve për këtë veprim të shkathët:

Mark: A e shihni ndonjëherë Sirin të paraqitet në Cydia (një tjetër dyqan për jailbreak) për pajisjet që natyrshmërisht nuk mbështeten?

Steven: Jo, unë nuk do të mund të bëhesha pjesë e asaj. Unë nuk kam dyshim që të tjerët do ta paketojnë këtë dhe ta shpërndajnë pothuajse-të jashtëligjshme, ose ta provojnë dhe shesin tek njerëzit. Unë jam i interesuar vetëm në teknologji dhe në bërjen e saj që të funksionojë; vërtetimi që ajo funksionon dhe funksionon mirë në iPhone 4 dhe pajisjet e tjera.

Mark: Kështu që ju sapo e keni bërë Sirin të punojë në gjeneratën e katërt iPod touch, si po funksionon ai?

Steven: Ne e bëmë chpwn e iPod touch të funksionojë me Siri pas vërtetimit që ai funksionon në iPhone 4 tim. Fatkeqësisht mikrofoni në iPod nuk është askund afër aq mirë sa në iPhone – ju do ta merrni vesh që matësi i nivelit të Sirit me vështirësi lëviz kur ju flisni tek ai. Derisa ai funksionon, ju duhet që të flisni zëshëm dhe qartësisht në iPod./pcworldalbanian

Klikoni këtu për ta lexuar cicërimën e hakerit që ka arritur ta bëtë këtë lidhje të aplikacionit Siri me iPhone 4 dhe iPod touch./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shtyhet edhe telefoni me palosje i Huawei

Lajmet e fundit>