Vëzhgim

Siri për iPhone dhe iPod touch (por jo i sigurt)

Publikuar , 06 Dhjetor 2011
0
Siri për iPhone dhe iPod touch (por jo i sigurt)

Të dielën, In-tech BB postoi një udhëzim se si të instalohet Siri në iPhone 4 dhe iPod touch 4G. Videot demo të postuara në internet tregojnë që Siri me të vërtet funksion, por aty janë dy çështje madhore që të gjithë përdoruesit duhet të jenë të lajmëruar përpara se të fillojnë ta përdorin këtë aplikacion.

Para të gjithave, skedarët e kërkuar për Siri janë të veçantë për çdo pajisje iPhone 4S. Kështu është edhe rasti me licensat e softuerëve – përdorimi i një Siri të hakuar në këtë mënyrë është pirateri. Derisa kjo është vetëm një çështje morale për dikë, një arsye tjetër shtrënguese kundër përdorimit të këtij hakimi është që Siri ka qasje në informacionin e iPhone-it tuaj. Në përdorim të ligjshëm, kjo është e shkëlqyeshme pasi që Siri mund të dërgojë dhe lexojë porosi tekstuale – por kjo nënkupton gjithashtu që ai ka qasje në të dhënat tuaja. Siri ka qasje tek të gjithë emailat, SMS-të, kalendarët, kontaktet dhe vendndodhjet tuaja – që nënkupton që një Siri i  paautorizuar mund të bëjë shumë gjëra me informacionin tuaj./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>