Lajmet

Sisteme sigurie të integruara në 278 shkolla në Tiranë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Tetor 2019
0
“Sistemi i integruar i shërbimeve është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë dhe padyshim një kontribut i mirë që i jepet përmirësimit të rendit në tërësi në qytetin e Tiranës” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit. Sisteme sigurie të integruara në 278 shkolla në Tiranë

Në shkollat dhe çerdhet e Tiranës do të vendosen sisteme sigurie të integruara. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me fond limit 414.8 milion lekë. Data e mbylljes së tenderit është 9 dhjetori i vitit 2019.

Qëllimi i projektit është mbulimi me një sistem të integruar sigurie që do të mundësojë monitorimin e parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, si dhe identifikimin në kohë të rrezikut nga dëmtimet apo rastet e emergjencës, në istitucionet publike ku ushtrojnë funksionet strukturat e Bashkisë Tiranë, si dhe në istitucionet e arsimit parashkollor e shkollor si një nga objektivat strategjike të programit të qeverisë për sigurinë në sistemin arsimor.

Përveçse një aset në shkolla, implementimi i këtij sistemi është një detyrim i vazhdueshëm që vjen si pasojë e kërkesës nga institucionet përkatëse dhe organet kompetente për rendin dhe sigurinë publike në vend në funksion të mësimdhënies dhe mundëson qëllimin final, që janë ambientet të sigurta e të mbrojtura për fëmijët/ nxënësit e mësuesit. Për një mbulim me shërbim të integruar sigurie për të gjitha institucionet e sistemit arsimor të territorit të Bashkisë Tiranë, janë planifikuar në këtë projekt institucionet arsimore të zonave urbane dhe interurbane” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Nëpërmjet këtij projekti do të realizohet:

– Krijimin e sistemit të integruar (sisteme alarmi, reagim me grupe të gatshme, kamera sigurie);

-Detektimin dhe zbulimin në kohë reale të aktiviteteve të paligjshme, zjarreve, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme të grupeve të gatshme;

-Monitorimi 24 orë në 365 ditë të vitit për parandalimin në kohë reale të aktiviteteve të paligjshme;

– Shkëmbim informacioni në kohë reale me strukturat e tjera përgjegjëse për monitorimin dhe ndjekjen e autorëve të veprimeve të kundra ligjshme;

LEXO EDHE:  Kompania e hostimit të uebfaqeve goditet nga hakerët të cilët vjedhin informacionet e 14 milionë përdoruesve

-Integrimi i funksionaliteteve për gjeoreferencimin e pajisjeve rregjistruese të cilat mundësojnë rregjistrimin automatik si dhe të koordinatave gjeografike të vendodhjes së ngjarjes;

-Ruajtja e të dhënave/ provave në databazën e serverit kur konstatohen shkelje dhe referimi i tyre në institucionet përkatëse (polici, gjykata, prokurori etj).

Siguria e sistemit të integruar:

– Të dhënat në sistemet duhet të jenë 100% të sigurta dhe duhet të jetë e pamundur të fshihet ndonjë e dhënë.

Sistemi duhet të ofrojë mundësi e njoftimit në mënyrë të pavarur direkt nga sistemi me thirrje telefonike, dërgimin e mesazheve (zjarrëfikset, ambulancën, policinë, qendrëne kontrollit, si dhe grupin e gatshëm).

Sistemi i integruar i shërbimeve është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë dhe padyshim një kontribut i mirë që i jepet përmirësimit të rendit në tërësi në qytetin e Tiranës” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit.

Numri i përgjithshëm i godinave të përfshira në këtë projekt në total 368 paraqitet si më poshtë:

-Në zonat urbane të qytetit të Tiranës 157 institucione arsimore (NJ. Administrative Nr.1; NJ. Administrative Nr.2; NJ. Administrative Nr.3; NJ. Administrative Nr.4; NJ. Administrative Nr.5; NJ. Administrative Nr.6; NJ. Administrative Nr.7; NJ. Administrative Nr.8; NJ. AdministrativeNr. 9; NJ. Administrative Nr.10; NJ. Administrative Nr.11);

– Në zonat interurbane të qytetit të Tiranës 121 institucione arsimore (NJ. Administrative Petrelë; NJ. Administrative Farkë; NJ. Administrative Dajt; NJ. Administrative Zall-Bastar; NJ. Administrative Bërzhitë; NJ. Administrative Krrabë; NJ. Administrative Baldushk; NJ. Administrative Shëngjergj; NJ. Administrative Vaqarr; NJ. Administrative Kashar; NJ. Administrative Pezë; NJ. Administrative Ndroq; NJ. Administrative Zall-Herr);

– Institucione të Bashkisë Tiranë, 56 godina;

– Situata të pritshme: 34 godina/ institucione

LEXO EDHE:  Sistemi Amerikan i Mbrojtjes Raketore nuk ka as mbrojtjen më bazike të sigurisë kibernetike

Afati kohor i ofrimit të shërbimit do të jetë për një periudhë kohore 3 (tre) vjeçare, duke filluar nga data e lidhjes së marrëveshjes kuadër. /SCAN

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>