Harduer

Sistemi i routerëve Mesh nga TP-Link pajisjet teknologjinë Wi-Fi 6

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Sistemi i routerëve X20, X60 dhe X90 kontrollohet dhe konfigurohet përmes aplikacionit TP-Link në iOS dhe Android. Sistemi i routerëve Mesh nga TP-Link pajisjet teknologjinë Wi-Fi 6

TP-Link në CES 2020 solli një rifreskim të linjës Deco për routerësh mesh të cilët tashmë vinë me protokollin e ri Wi-Fi 6. Sistemi i ri Deco Mesh Wi-Fi 6 vjen në tre çmime të ndryshme nga 189 deri në 449 dollarë.

Ai del në shitje në Mars të 2020. Wi-Fi 6 ndër të tjera krahasuar me Wi-Fi 5 ofron më shumë kapacitet duke lejuar lidhjen e një numri më të lartë pajisjesh.

Në krye të linjës është Deco X90 me çmim prej 449 dollarësh dhe ka një sistem tri-band për mbulim të 557 m2. TP-Link thotë se routerët kanë tre banda, një në 2.4Ghz dhe dy në 5Ghz si dhe suportojnë deri në 200 lidhje njëherazi. X90 ka një portë WAN 2.5Gbps për lidhje interneti deri në 1Gbps.

Në mesin e linjës është Deco X60 i cili përbëhet nga dy ruterë dhe kushton 269 dollarë. Gjithashtu ka tre banda por jo aq shumë bandwidth sa X90 dhe mbulon vetëm 464 m2. X60 përballon 150 lidhje pajisjesh.

Së fundi modeli më i lirë është Deco X20 i cili është i disponueshëm në dy ose tre routerë me çmim 189 dollarë ose 269 dollarë respektivisht. X20 është një sistem me dy banda dhe më pak kapacitet sesa X60 dhe X90.

Sistemi i routerëve X20, X60 dhe X90 kontrollohet dhe konfigurohet përmes aplikacionit TP-Link në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nikon ofron kurset e fotografisë falas gjatë muajit Prill

Tags >

TP-Link