Softuer

Sistemi Operativ Google Chrome – A na duhet edhe një i tretë?

Publikuar , 11 Korrik 2009
0
Sistemi Operativ Google Chrome – A na duhet edhe një i tretë?

Lajmi i fundit nga Google që na ka lënë të nënkuptojmë se është duke punuar në sistemin e vetë operativ, Google Chrome OS, përfaqëson një ndryshim radikal nga cikli tradicional i zhvillimit të produkteve në këtë kompani. Realisht Google nuk bënë paralajmërime për produkte në asnjë rast të mundshëm, vetëm i zhvillon ato në mënyrën më sekrete të mundshme dhe pastaj i vendos online. Për të rritur në maksimum kërkesën nga adoptuesit e hershëm

dhe për të mbajtur pezull shumicën tjetër kërkuese që ëndërrojnë të jenë pjesë e adoptuesve të hershëm, shpeshherë vendos limite të menjëhershme pasi që shërbimi dërgohet online. Këtë e kemi vërejtur më së miri me ftesat që duheshin dërguar për të hapur llogari në Gmail apo me shërbimin Google Voice që funksion vetëm me abonim. Duket se ky është veprim që rrit më tej faktorin “Dua ta kem”

Taktikë tjetër me ndikim, ishte edhe mbajtja e produkteve në versione beta, megjithëse javën që shkoi etiketat Beta, u larguan nga Gmail dhe Google Docs, dhe kjo na sinjalizon se kësaj lëvizjeje mund ti vie fundi.

Për momentin Sistemi Operativ Google Chrome ende nuk gjendet askund. Në fakt, nuk do të jetë këndej pari deri në vitin 2010. Por Google kësaj radhe ka bërë disa hapa të ngjashëm me Microsoft, duke thënë se veçse është në linjat e prodhimit. Për të mirën e saj, tani gjithashtu ka filluar edhe të ndërtojë partneritet me një bashkësi mbresëlënëse të kompanive harduerike dhe softuerike (Acer, Adobe, ASUS, Freescale, HP, Lenovo, Qualcomm, Texas Instruments) dhe punën do ta ndërtojë në bazë të projektit të fondacionit Linux, pra duke mbajtur kodin burimor të hapur. Pavarësisht kësaj, duke u nisur nga pozicioni i Google si kompani dominuese për ueb shërbime, do t’iu falej nëse bini në konkludime se kompania më në fund po kafshon më shumë se që mund të hajë.

LEXO EDHE:  Edhe aplikacioni Viber ka një "Dark Mode"

Prodhuesit harduerik siç duket po ua ka qejfi kjo gjuajtje ndaj Microsoft, për shkak se çdo gjë që iu mundëson të largojnë taksat licencuese prej njësive në stok, është një alternativ e mirëseardhur për ta. Konsumatorët e duan këtë gjë për shkak se ata kanë nevojë për harduer më të lirë, duke ditur se po përballen me shkrirje historike të ekonomisë. E edhe në rast se ky sistem operativ nuk paraqitet kurrë, vetëm presioni mbi Microsoft do të ndihmojë që çmimet e licencimit të Windows të mbesin në nivele të kënaqshme.

Por këtu lind një pyetje prej zori: A ka nevojë bota për një sistem tjetër operativ pa pagesë? Numra të pafundmë të versioneve të Linux kanë tentuar dhe kanë dështuar keq në rrugëtimin e tyre për të pushtuar PC të dominuar nga Windows.  Edhe netbook-ët e hershëm që funksiononin me Linux shumë shpejtë u zëvendësuan me makina të bazuara në Windows XP, për shkak se jo vetëm që konsumatorët nuk mund të përshtateshin përreth një ndërfaqeje jo të zakonshme, por edhe për shkak të mungesës së përkrahjes së prodhuesve dhe të tregut dhe të paaftësive për harduer/driver.

Gjersa Google është vërtetë një lojtar me peshë të madhe për të vendosur resurset e saja prapa një sistemi operativ të bazuar në Linux, por mos mendoni as për një sekondë të vetëm për një paraqitje të këtij produkti deri në vitin e ardhshëm.
Zakonet e vjetra janë të vështira të largohen dhe kompanitë me të cilat punojmë ne çdo ditë, nuk do të zgjedhin me lehtësi diçka tjetër për dallim prej Windows që e kanë përdorur qe 2 dekada dhe me të cilin kanë investuar dhe janë evoluar.

LEXO EDHE:  Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Ironia që sistemi i ri operativ është i lidhur jashtë zakonisht për së afërmi me shfletuesin Chrome nuk është çudi. Kur është paraqitur për herë të parë, përkrahësit e quanin Chrome si vrasësin e Internet Explorer, gjë që tregonte se Google ishte duke ndërmarrë hapa përkatës për të krijuar një thes me softuer që do ti mundësonte shtrirjen e mëtutjeshme të saj në kërkim online dhe në shërbime tjera.

Por gjërat nuk kanë shkuar në atë mënyrë. Dhjetë muaj pas lëshimit të shfletuesit Chrome në treg, pjesëmarrja e tij është gati 2%.  Dhe megjithëse në përgjithësi shikohet si një produkt mjaft i shpejtë, duhet pranuar se është tërësisht i pakompletuar sa i përket veçorive që ofrojnë konkurrentët e mëdhenj.

Pavarësisht këtyre gjërave, më duhet të pranojë se disi jam i kënaqur që Google e bëri publik zhvillimin e tyre të fundit. Një goditje e mirë kohë pas kohe i mban tërë lojtarët në maje të gishtave të tyre dhe i detyron ata të vrapojnë më shpejtë që të paraqesin zgjidhje të reja për tregun. Microsoft veçse ia ka nisur vrapit për punët finale në debutimin e Windows 7 gjatë muajit tetor, dhe sigurisht që lajmërimi i Google do të shtyjë lëvizje tjera urgjente.

Por një lajmërim shumë i hershëm nga Google nuk mjafton për të më bindur se të gjithë do të jemi gati të gjuajmë Windows-in nga dritarja pa menduar as edhe për një çast, dhe të standardizohemi me një sistem operativ që nuk do dritën e diellit edhe për një vit tjetër. Microsoft-it iu deshën dy dekada për të ndërtuar shkëlqimin e Windows e Google duhet ta kuptojë se ka një rrugë të gjatë përpara nëse mban shpresa të largojë nga kompjuterët tanë një sistem të akomoduar mirë.

LEXO EDHE:  Google zbulon tjetër problem sigurie në Google+

Lajmet e fundit>