Lajmet

Sistemi operativ i Huawei po vjen tek smartfonët

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
Sanksionet Amerikane nuk ja ndaluan Huawei përdorimin e Android, por i kufizuan funksionalitetet. Sistemi operativ i Huawei po vjen tek smartfonët Photo Source: Getty Images

Një përditësim në HarmonyOS, sistemi operativ i zhvilluar nga Huawei, do të thotë se tashmë mund të instalohet në një gamë të gjerë produktesh, përfshirë smartfonët.

Sistemi operativ për smartfonët do të debutojë më 2 Qershor. Vendosja e Huawei në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar bllokoi Huawei nga përdorimi i platformës Android të Google dhe si rezultat aplikacioneve jetike si Gmail.

Megjithatë Huawei thoshte se nuk e konsideronte HarmonyOS si një zëvendësim të Android i cili gjendet i instaluar në 85.4% të smartfonëve të shitur.

Pjesën tjetër të tregut e ka Apple iOS prej 14.6% sipas firmës analitike IDC. Deri më sot HarmonyOS ka qenë i disponueshëm vetëm në disa televizorë inteligjentë.

Sanksionet Amerikane nuk ja ndaluan Huawei përdorimin e Android, por i kufizuan funksionalitetet.

Sipas agjencisë Kineze të lajmeve Xinhua, Huawei pret që afro 300 milionë pajisje të kenë sistemin operativ HarmonyOS deri në fund të këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google lançon një modalitet për fëmijët në tabletët Android