Lajmet

Sistemi operativ macOS Monterey nxjerrë jashtë funksioni modelet e fundit Mac

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2021
Apple nuk shpjegoi se cilat sisteme janë prekur më shumë megjithatë u shpreh për një numër "shumë të vogël." Sistemi operativ macOS Monterey nxjerrë jashtë funksioni modelet e fundit Mac

macOS Monterey nuk kishte një debutim të mirë për disa përdorues. Sipas 9to5Mac, Apple tashmë ka adresuar një problem që kishte të bënte me firmware dhe që disa kompjuterë Mac me çipin e sigurisë T2 nuk ndizeshin.

Ata që kalojnë në Monterey tashmë do të marrin firmware e përditësuar së bashku me sistemin operativ. Çipi T2 ekziston në shumicën e kompjuterëve Mac nxjerrë në treg gjatë periudhës 2018-2020.

Apple nuk shpjegoi se cilat sisteme janë prekur më shumë megjithatë u shpreh për një numër “shumë të vogël.”

Nuk ekziston një mënyrë e lehtë për të rikuperuar kompjuterët Mac të prekur. Nëse jeni përfshirë mbase duhet të kontaktoni Apple për mbështetje teknike apo të riktheni kompjuterin Mac tek distributori i autorizuar.

Edhe pse problemet me versionet e reja të sistemeve operativ nuk janë diçka e pazakontë, probleme të tilla janë të rralla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Telegram 1 miliardë shkarkime

Tags >

AppleMac