Lajmet

Sistemi operativ mobil Symbian edhe zyrtarisht është i “vdekur”

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Sistemi operativ mobil Symbian edhe zyrtarisht është i “vdekur”

Nuk është se nuk e kemi ditur këtë, ndërsa edhe vetë Nokia disa herë ka njoftuar fundin e Symbian, por sot erdhi edhe konfirmimi zyrtar se Nokia 808 PureView është modeli i fundit i bazuar në sistemin operativ Symbian.

Nokia gjatë vitit të kaluar ka dërguar shumë milion pajisje Symbian përfshirë edhe ato të brezit të vjetër, ndërsa shitja u zhvillua kryesisht në tregun aziatik. Pas publikimit të dy ditëve më parë të rezultateve financiare nga të cilat shihet se kjo kompani e lëkundur ka filluar të shërohet, u tha se historia e Symbian-it ka përfunduar dhe se zhvillimi i kësaj platforme në Nokia zyrtarisht është ndalur.

Pasi kuptoi se me Symbian-in e atëhershëm nuk mund ti konkurrojë Apple dhe Google, Nokia në fillim të vitit 2011vendosi për një kthim strategjik dhe nënshkroi një bashkëpunim me Microsoft-in duke përdorur Windows Phone si platformë primare.

Megjithatë, nuk është shumë e qartë pse Nokia hoqi dorë kaq shpejtë nga Symbian, të cilin e ka zhvilluar për dhjetë vite me radhë sepse sipas dëshmive të disa ish- punonjësve në atë kohë kishte mjete të mjaftueshme që Symbian të përpunohej që nga themeli.

Nokia shet 4,4 milion pajisje Lumia në tremujorin e katërt të vitit 2012

Disa analistë kanë spekuluar se Micrsoft-i këtë bashkëpunim e ka kushtëzuar me heqjen e Symbian-it në mënyrë që të shmangej konkurrenca brenda shtëpisë.

Se cila është e vërteta ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë, por fakti është se që prej atëherë Nokia nga 40% të tregut ra nën 20%, më shumë se 10.000 punëtorë mbeten pa punë, shumë fabrika u mbyllën dhe u shitën shumë pasuri të patundshme kryesore.

LEXO EDHE:  Nokia 210 ka lojën Snake dhe 30 ditë jetëgjatësi baterie

Se a do të jetë kthesë tremujori i fundit në të cilin u regjistruan fitime për kompaninë Nokia, mbetet të shihet gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

Nokia Symbian

Lajmet e fundit>