Lajmet

Sistemi operativ mobil Ubuntu pritet të vijë në vitin 2014

Publikuar , 03 Janar 2013
0
Sistemi operativ mobil Ubuntu pritet të vijë në vitin 2014

Ubuntu OSCanonical hoqi “perdet” për të shpalosur gjatë të mërkurës sistemin e vet operativ mobil Ubuntu.

Ubuntu për Android kombinon sistemin operativ mobil Android dhe sistemin operativ për desktop të Linux-it, kështu që kur ju e prekni pajisjen ju merrni sistemin e plotë për desktop.

Ubuntu pritet të fillojë të operojë në këto pajisje në fillim të vitit 2014.

Versioni mobil i Ubuntu-s është i ndërtuar përgjatë sistemit operativ Android të Google dhe premton që do të marrë përparësinë e pajisjeve shumë-bërthamore për të bërë lidhje të përvojës mobile të Android-it dhe të përvojës për desktop të Ubuntu-s.

Kështu që ju mund të kini një libër adrese, inbox, një bashkësi të caktuar me bookmark, regjistër për thirrje dhe më tepër në një pajisje.

Ju do të jeni në gjendje që të lidhni telefonin tuaj me një tastierë, mi dhe monitorë të mëdhenj për të kaluar forma mobile në atë për desktop.

The Verge raporton që telefonat me Ubuntu planifikohet të vijnë në fillim të vitit 2014, me veçori si gjestikulacionet unike për kalim në aplikacione, kërkim të përgjithshëm dhe urdhrat me zë të brenda-ndërtuar. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale, ky vend ka rritur kërkimin me 400% në këtë fushë

Lajmet e fundit>