Harduer

Sistemi Ubuntu Touch vjen me sukses në Sony Xperia Z

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Sistemi Ubuntu Touch vjen me sukses në Sony Xperia Z

Xperia Tablet Z WaterFushata Ubuntu Edge, një projekt ambicioz për të marrë 32 milionë dollarë për të zhvilluar një smartfon të “gjeneratës së ardhshme”, përfundoi jo edhe aq mirë.

Por ka diçka për dashamirësit për të folur në lidhje me një prototip të sistemit operativ Ubuntu Touch, që është vënë në dispozicion për tabletin Xpera Z të Sony-it.

Një postim në forumin XDA Developers, i vendosur nga Xperia Blog, shpjegon që janë disa vrima të njohura dhe përdoruesit duhet të ruajnë skedarët e tyre, por kryesisht lëshimi i ri sjell një version që punon të Ubuntu Touch në tablet.

Edge mund të ofrojë mundësinë që të përdoret ose Androidi ose sistemi Windows. Këto veçori janë për Xperia Z, por prurja e Ubuntu Touch i mundëson tabletit që të përdorë Android dhe Cyanogenmod, që është softuer i popullarizuar për të lejuar rregullim më të madh në pajisjet Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Alienware m17 është laptopi më i ri "slim" i lojërave

Lajmet e fundit>