Siguri

SiteAdvisor shton veglat për kërkim edhe më të sigurt

Publikuar , 24 Gusht 2009
0
SiteAdvisor shton veglat për kërkim edhe më të sigurt

Shtesa për shfletuesit Firefox dhe Internet Explorer, vendos ikona me ngjyra afër rezultateve të kërkimit, kështu që do të dini statusin e faqeve para se të klikoni ndonjë link. Ngjyra e gjelbër tregon se është sigurt, e verdha për kujdes dhe e kuqja rrezik.

Azhurnimi i programit shton një kuti në shfletues, kështu që, për shembull, mund të largoni nga rezultati i kërkimit faqet me ngjyrë të kuqe, por të lini ato me ngjyrë të verdhë. Kjo kuti punon vetëm me motorin e kërkimit të Yahoo.

Këto opsione nuk janë për gjithë. Edhe pse bllokimi i faqeve të rrezikshme për fëmijë dhe fillestarët është ide e mirë, naviguesit me përvojë do të duan të shohin gjithë rezultatet e kërkimit.

McAfee ka filluar etiketimin e disa faqeve si “McAfee SECURE” që nënkupton se faqja është e testuar dhe e sigurt.

Nëse përdorni Google, Secure Search nuk do t’ju ndihmojë shumë, por mund të shikoni radhitjen e asaj faqe në internet. SiteAdvisor është program që ja vlen të instalohet.

LEXO EDHE:  Ambasadat Evropiane në shënjestër të hakerëve Rusë

Lajmet e fundit>