Lajmet

S’ka më Google.rs

Publikuar , 13 Tetor 2011
0
S’ka më Google.rs

Për këtë gjë, përdoruesit e internetit në Kosovë ishin të pakënaqur duke e marrë parasysh që ky domen nuk ka të bëjë më kosovarët, edhe pse Google mbase nuk ka qenë në dijeni për këtë.

Telegrafi.com në një artikull të postuar njofton se gjërat tani janë rregulluar pasi që ofruesi kryesor i internetit në Kosovë, kompania IPKO e ka njoftuar Google për problemin me ri-drejtimin e përdoruesve dhe ndërrimin e gjuhës gjatë qasjes në shërbimet e ndryshme të Google.

Në përgjigjen të cilën IPKO ka marrë nga gjiganti amerikan i teknologjisë thuhet se “ri-drejtimi i përdoruesve të IPKO’s më nuk do të ndodhë, dhe të gjithë ata që vizitojnë Google.com do të mbeten në këtë faqe, dhe jo të ri-drejtohen në Google.rs”.

Megjithatë, të gjithë përdoruesit kosovar të internetit, mund ta provojnë qasjen në Google.com dhe më pas të na shkruajnë në komente, për të na treguar se a kanë të njëjtin problem kur vizitojnë motorin më të madh të kërkimit në botë, Google.com. / Telegrafi

LEXO EDHE:  Vlera e monedha kriptografike e paprovuar thotë një prej bankave të mëdha

Lajmet e fundit>