Vëzhgim

S’ka Windows 8 për tablet deri më 2012!

Publikuar , 04 Mars 2011
0
S’ka Windows 8 për tablet deri më 2012!

Bloomberg ka raportuar se Microsoft nuk do të ketë ofertë të vërtetë për tregun e tabletëve deri në vitin e ardhshëm, vit edhe kur pritet të paraqitet oferta e tretë e Apple për treg të tabletëve dhe vit kur pritet të kemi edhe shumë produkte tjera me bazë në Android.

Raporti megjithatë nuk është edhe shumë befasues: në janar Microsoft ka bërë të ditur se Windows 8 do të dërgohet edhe për përkrahje të procesorëve ARM, arkitektura e të cilëve fuqizon shumicën e celularëve dhe tabletëve të sotëm që janë në treg, përfshirë edhe çipat A-Series nga Apple. Microsoft gjithashtu ka përdorur Windows XP dhe Windows 7 si sistemeve operative për tablet, megjithëse ata gjithashtu janë përdorur edhe në desktop dhe në PC mobile.

Në bazë të parashikimeve të para raporti duket të jetë paraqitur në një moment të papërshtatshëm për shkak të një parashikimi të publikuar nga Gartner ku thuhet se në vitin 2011 dhe 2012, shitja e kompjuterëve do të jetë më e dobët sesa shitja e tabletëve dhe pajisjeve mobile.

E si zakonisht Microsoft e mbanë gojën të mbyllur në të gjitha pikat kur bëhet fjalë për të dhënë ndonjë koment në lidhje me sistemet e saja operative. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>