Lajmet

Skandali i privatësisë së Venmo, pse nuk duhet ti lini transaksionet publike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Shërbimi i pagesave “peer-to-peer" u përball me kritika vitin e kaluar pasi Hang Do Thi Duc, një ish punonjës si Mozilla, shkarkoi 207 milionë transaksione të Venmo. Skandali i privatësisë së Venmo, pse nuk duhet ti lini transaksionet publike

Një student i shkencave kompjuterike ka publikuar shtatë milionë transaksione Venmo për tu provuar përdoruesve se aktiviteti publik mund të aksesohet me lehtësi në platformë një vit pasi një hulumtues sigurie bëri të njëjtën gjë me qindra miliona transaksione Venmo.

Dan Salmon tha se i grumbulloi transaksionet përgjatë një periudhe prej gjashtë muajsh për të rritur ndërgjegjësimin dhe paralajmëruar përdoruesit që të bëjnë pagesat e tyre Venmo private.

Shërbimi i pagesave “peer-to-peer” u përball me kritika vitin e kaluar pasi Hang Do Thi Duc, një ish punonjës si Mozilla, shkarkoi 207 milionë transaksione të Venmo.

E gjitha kjo ishte e mundur sepse pagesat Venmo mes përdoruesve ishin lënë publike. Një vit më pas Salmon tregoi se shumë pak gjëra kanë ndryshuar dhe ishte ende e lehtë për të shkarkuar transaksionet përmes një API zhvilluesish të vetë kompanisë.

Ai nuk kishte nevojë për lejen e përdoruesit. Duke përdorur këto të dhëna, kushdo mund të shikojë historikun e transaksioneve publike, me kë kanë ndarë paratë përdoruesit dhe në disa raste edhe për çfarë arsyeje.

Të dhënat e grumbulluara nga Salmon u publikuan në faqen e tij në GitHub.

Nga ana tjetër Venmo ka bërë shumë pak për të mbrojtur privatësinë e 40 milionë përdoruesve të saj që prej vitit të kaluar. Venmo reagoi duke ndryshuar udhëzimet e privatësisë.

Vitin e kaluar, PayPal, që ka në pronësi Venmo, i shpëtoi për mrekulli një gjobe nga Komisioni Federal Tregtar në SHBA për shkelje të sigurisë dhe privatësisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

Lajmet e fundit>