Lajmet

Skandali i radhës i privatësisë, Facebook ekspozon fotot e 6.8 milion përdoruesve

Dec 15 2018
0 Shpërndarje
Facebook tha se do të njoftonte përdoruesit e prekur. Lajmi vjen në fund të një vitit të vështirë për kompaninë me skandale që nuk reshtën pas Cambridge Analytica. Skandali i radhës i privatësisë, Facebook ekspozon fotot e 6.8 milion përdoruesve

Facebook zbuloi ditën e Premte se një keqfunksionim softueri kishte ekspozuar foto e 6.8 milion përdoruesve, përfshirë edhe fotot të cilat nuk i kanë postuar.

Kompania tha se disa aplikacione nga palë të treta kishte fituar akses ndaj fotove përgjatë 12 ditëve në Shtator.

Facebook tha se do të njoftonte përdoruesit e prekur. Lajmi vjen në fund të një vitit të vështirë për kompaninë me skandale që nuk reshtën pas Cambridge Analytica.

“Kur dikush jep leje një aplikacioni nga palët e treta për të aksesuar fotot e tyre në Facebook, zakonisht kjo leje shërben vetëm për fotot e publikuara në Facebook,” tha kompania.

Në këtë rast, aplikacione kanë pasur akses edhe në foto të tjera të ruajtura në Marketplace apo nëpër grupe.

Të paktën 1,500 aplikacione, 867 zhvillues dhe 6.8 milion përdorues janë prekur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Voice rikthehet me një përditësim që sjell disa ndryshime

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>