Harduer

Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 “mundet” nga një këllëf prej silikoni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
Zgjidhja kushton vetëm 3 dollarë e gjysmë dhe mund të turbullojë skanerin e shenjave të gishtërinjve. Madje mund të përdoret për të marrë akses në karta krediti dhe aplikacione bankare. Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 “mundet” nga një këllëf prej silikoni

Samsung ka nisur punën në telefonin e ardhshëm revolucionar Galaxy S11, por kompania tashmë përballet me një problem të madh që miliona përdorues të Galaxy S10 dhe Note 10 duhet ta dinë.

Një problem masiv sigurie është zbuluar në sensorin e shenjave të gishtërinjve të Galaxy S10. Hakerët tashmë kanë një mënyrë për të shmangur skanerin ultra sonik dhe kyçur në smartfon.

Zgjidhja kushton vetëm 3 dollarë e gjysmë dhe mund të turbullojë skanerin e shenjave të gishtërinjve. Madje mund të përdoret për të marrë akses në karta krediti dhe aplikacione bankare.

Mjafton një mbrojtës ekrani prej xhami blerë në eBay dhe kushdo mund të aksesojë telefonin tuaj Galaxy S10 edhe nëse keni skanerin e aktivizuar.

34 vjeçarja Lisa pasi vendoi mbrojtësin e ekranit vazhdoi përdorimin e telefonit si zakonisht por më vonë kuptoi se edhe burri i saj mund të qasjes në telefon duke përdorur shenjën e tij të gishtit.

Samsung është shprehur vetëm se mbrojtës ekrani të autorizuar duhet të përdoren me Galaxy S10. Megjithatë kriminelët të cilët duan të aksesojnë telefonin tuaj tashmë e dinë se për çfarë mjetesh kanë nevojë.

Interesant është fakti se skaneri ultrasonik është parë si një prej lexuesve më të sigurte në botë të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Samsung mund ta adresojë këtë problem me një përditësim por nëse nuk ja arrin atëherë ka një problem të vërtetë në duart e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e ekraneve me palosje të Samsung është vjedhur dhe shitur tek Kinezët

Lajmet e fundit>