Harduer

Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 nuk funksionon me shumicën e xhamave mbrojtës të ekranit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2019
0
Ndërsa mbrojtësit prej plastike nuk janë aq të qëndrueshëm sa prej xhami, Samsung ka një arsye më tepër për të përfshirë një të tillë me paketimin e telefonit. Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 nuk funksionon me shumicën e xhamave mbrojtës të ekranit

Nëse keni planifikuar të blini një Galaxy S10 ose S10+ kur të mbërrijë javën e ardhshme, mbase gjëja e parë që do të bënit është të kërkoni një mbrojtës ekrani.

Ndërsa mbrojtësit prej plastike nuk janë aq të qëndrueshëm sa prej xhami, Samsung ka një arsye më tepër për të përfshirë një të tillë me paketimin e telefonit.

Kjo sepse disa mbrojtës ekrani prodhuar nga palë të treta nuk funksionojnë me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran të Galaxy S10.

Kështu Samsung dëshiron që xhami i ekranit të Galaxy S10-ës të mbrohet njëherazi të keni mundësi edhe përdorin skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Samsung tha se edhe mbrojtësit e ekranit nga palë të treta do të funksionojnë por pasi të ketë nxjerrë në shitje telefonin.

Mbrojtësi që Samsung do të përfshijë ka garanci 90 ditë dhe do të shitet më vete për 30 dollarë.

Problemi nuk prek Galaxy S10E që përdor një skaner kapacitiv. Modelet e shtrenjta kanë skaner ultrasonikë i cili është më i sigurtë.

Disa mbrojtës ekrani mund të bllokojnë valët zanore që skaneri përdor për të krijuar një hartë të shenjës suaj të gishtit.

Galaxy S10 5G gjithashtu ka një skaner ultrasonike dhe Samsung nuk tha nëse do të përfshijë një mbrojtës ekranit për të kur të debutojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompanitë e fluturimeve kanë filluar të vendosin kamera

Lajmet e fundit>