Lajmet

Skanuesi i aplikacioneve për Android më i keq se antivirusët

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Skanuesi i aplikacioneve për Android më i keq se antivirusët

Skanuesi i Google që kontrollon aplikacionet për sulme keqdashëse përpara se të instalohen në smartfonin ose tabletin me Android që qëndron shumë më prapa se produktet e palës së tretë që shërbejnë si anti-virus, tregon një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin North Carolina State (NCSU) donin të dinin nëse softueri antivirus shtesë ishte i nevojshëm, në dritë të shërbimit Google që përfshihet në Android 4.2 Jelly Bean, që është versioni i fundit i sistemit operativ. Ajo që ata gjetën ishte një shërbim që kishte nevojë për përmirësim.

Nga më tepër se 1,200 mostra të sulmeve keqdashëse, skanuesi i Google, sipas studimit, gjeti 193 duke përbërë kështu “15.32 për qind” të rasteve.

Softueri antivirus ka nevojë që të ketë një vlerë prej më tepër se 80 për qind të kapjeve për t’u vlerësuar të paktën si i mirë, tha Xuxian Jiang, që është një ndihmës profesor i shkencës kompjuterike në NCSU i cili udhëhoqi hulumtimin.

Hapi tjetër ishte që të testohej Google VirusTotal, që është një shërbim online që mund të kontrollojë skedarë individualë dhe URL për sulme keqdashëse.

Dallimi mes virusit, krimbit, kalit Trojan dhe Spyware

Shërbimi përdor versione të kufizuara të makinave të antiviruseve të shumë prodhuesve.

Një maluer po përdor Google Docs si urë komunikimi me sulmuesit

Rezultatet ishin pak më mirë me një gjetje prej 20.41 për qind. Në të dy testimet, skuadra përdori mostra të sulmeve keqdashëse nga Projekti Android Malware Genome, që është një nismë e udhëhequr nga NCSU për të kategorizuar sulmet keqdashëse.

Pajisjet e përdorura ishin tabletë Nexus 10 që përdornin Android 4.2. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>