Lajmet

Skema mashtrimi në kriptomonedha përfitojnë nga konflikti në Ukrainë

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Mars 2022
Mashtrues të tillë kërkojnë ndihmë financiare në bitcoin dhe përdorin emra me përbërje germa dhe numra të pakuptimtë. Skema mashtrimi në kriptomonedha përfitojnë nga konflikti në Ukrainë

Skema të shumta mashtrimi kanë shpërthyer online që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës duke përfituar nga mbështetja e madhe që po shkon për vendin.

Edhe pse ka pasur grupe dhe organizata të cilat në mënyrë legjitime janë përpjekur të gjejnë financime madje edhe përmes kriptomonedhave për Ukrainën, ka prej atyre të cilët po përpiqen të përfitojnë duke pretenduar se janë shtetas të Ukrainës në nevojë të madhe për ndihmë financiare raportoi AVG.

Mashtrues të tillë kërkojnë ndihmë financiare në bitcoin dhe përdorin emra me përbërje germa dhe numra të pakuptimtë.

Kriptomonedhat dhe mediat sociale janë një kombinim i rrezikshëm. Donacionet e tilla janë të shpejta dhe sapo të konfirmohen janë të pakthyeshme.

Një kompani tjetër e sigurisë ESET, raportoi një mashtrim të ngjashëm ku një uebsajt kërkonte mbështetje nga njerëzit të cilët duhet të blinin tokenë nga “UkraineTokens.”

Pavarësisht se ka individë që po kërkojnë ndihmë realisht dhe kanë nevojë, është e vështirë të zbulohet nëse janë mashtrues apo jo. Sipas AVG në forume Ruse publikoheshin postime ku kërkohej ndihmë në 1.2BTC kur edhe kostoja e transaksionit është më e lartë sesa shuma e kërkuar.

Skema mashtrimi janë përhapur gjithandej, në TikTok e media të tjera sociale. Skemat Ponzi, mashtrime dhe manipulime nuk janë diçka e re për industrinë crypto dhe kanë qenë aty që nga fillimi.

Vetëm në 2021 këto skema kanë marrë 14 miliardë dollarë nga përdoruesit. Shumica e donacioneve të ligjshme dhe të mbështetura nga qeveria Ukrainase janë realizuar përmes bursës së kriptomonedhave Kuna dhe kapur vlerën e 56 milionë dollarëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netflix bën dokument për vjedhjen multi-miliardë dollarëshe në Bitcoin