Lajmet

Skemat e mashtrimit me kriptomonedha po përhapen në Linkedin thotë FBI

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Qershor 2022
Rrjeti social në pronësi të Microsoft pretendon të ketë 830 milionë anëtarë nga mbi 200 vende të botës. Skemat e mashtrimit me kriptomonedha po përhapen në Linkedin thotë FBI

Mashtruesit e kriptomonedhave po shndërrohen në një problem për sigurinë e përdoruesit në rrjetin social Linkedin paralajmëruan agjentët e FBI-së.

Në një intervistë për CNBC, agjenci Sean Ragan beson se Linkedin ka një problem të vërtetë kur bëhet fjalë për mashtrimet me investime.

“Ky lloj aktiviteti është i konsiderueshëm,” tha Ragan. “Ka shumë viktima potenciale dhe ka shumë viktima që janë prekur dhe që rrezikohen.”

Rrjeti social në pronësi të Microsoft pretendon të ketë 830 milionë anëtarë nga mbi 200 vende të botës.

“Këta mashtrues gjithnjë mendojnë për mënyra të reja të viktimizimit të përdoruesve dhe kompanive,” tha Ragan. “Shpenzojnë kohë duke përcaktuar objektivat dhe strategjitë e tyre, mjetet dhe taktikat që përdorin.”

Sipas tij FBI-ja ka vënë re një rritje të mashtrimeve në lidhje me investimet. Komisioni Federal Tregtar raportoi se tregtaret e kriptomonedhave kanë humbur 575 milionë dollarë për shkak të mashtrimeve për periudhën Janar 2021 deri në Mars 2022.

Rrjeti social Linkedin vë theksin tek lajmet e biznesit dhe marrëdhëniet profesionale të cilat krijojnë një ndjesi të rremë sigurie përballë mashtrimeve online.

Janë të shumta profilet që pretendojnë se janë kompani apo individë të vërtetë. Drejtori i sigurisë, privatësisë dhe kapitalit pranoi rritjen e numrit të skemave mashtruese në platformë.

“Përgjatë muajve të fundit kemi parë një rritje në skema mashtrimi në mbarë internetin, përfshirë edhe Linkedin,” tha Oscar Rodriguez.

Megjithatë kompania ka një rekord të adresimit skemave, përmbajtjeve dhe llogarive të dyshimta. Në 2021 Linkedin hoqi 136 milionë pjesë përmbajtje mashtruese në platformë. Gjithashtu mbylli mbi 31.6 milionë llogari të rreme vitin e kaluar.

Linkedin nuk ofron verifikime profilesh për përdoruesit e famshëm ndryshe nga Instagram dhe Twitter. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Discord ka injoruar përdoruesit Android prej kohësh por jo më