Lajmet

SketchBook Pro rilançohet me karakteristika të reja

Publikuar , 27 Gusht 2012
0
SketchBook Pro rilançohet me karakteristika të reja

Një version i ri i SketchBook Pro ka bërë debutimin e vet në Mac App Store, duke ofruar një rinovim në ndërfaqe dhe mbështetje cloud ndërmjet ndryshimeve të reja.

Versioni 6.0 i SketchBook Pro premton një ndërfaqe të modernizuar si dhe navigim me prekje të shumëfishtë, me qëllim mbajtjen e artistit në procesin e krijimit, thotë krijuesi i aplikacionit Autodesk.

Aplikacioni i përditësuar ofron më shumë se 100 pajisje të reja për vizatim në librarinë e vet. SketchBook përfshin gjithashtu furça sintetike dhe njolluese për një përfshirje dhe përzjerje më të mirë ngjyrash. Rregullime të tjera përfshijnë kalibrimin e bardhësisë, kontrastit, balancës së ngjyrave dhe të ngjyrës gri.

Aplikacioni ishte i krijuar për Mountain Lion, versionin e fundit OS X të Apple, gjithsesi do të punojë dhe me Mac-ët që kanë OS X 10.6.6 ose versione të mëvonshme. SketchBook Pro 6 përfshin mbështetje për dokumente në Cloud në mënyrë që artistët t’i ndajnë veprat e tyre nëpërmjet iCloud.

Në qoftë se keni një MacBook Pro me Retina Display, SketchBook Pro është përditësuar me qëllim që të marrë avantazh nga ky rezolucion i lartë.

Përshkrimi në App Store thotë gjithashtu se është i dizenjuar për të përfituar nga tabletat pen, duke përfshirë ofertat Wacoms Bamboo, Intuos dhe Cintq.

Përdoruesit e SketchBook Pro 5.0 nuk do të jenë në gjendje të përditësohen falas. Autodesk ka vendosur versionin 6 për çmimin 30$, çmim i cili është fillestar. Versioni më i fundit i SketchBook Pro e ka bërë debutimin e vet vetëm në Mac App Store.

Autodesk thotë se aplikacioni do të jetë i disponueshëm për platformat ditët e ardhshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Lajmet e fundit>