Lajmet

SkyDrive integron OCR për ekstraktimin e tekstit në foto

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
SkyDrive integron OCR për ekstraktimin e tekstit në foto

skydrive foto textMicrosoft ka prezantuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të ekstraktojnë tekstin e paraqitur mbi imazhe të ruajtura në SkyDrive.com.

Në bashkëpunim me Bing është bërë e mundur që teknologjia e identifikimit optik të karaktereve (OCR) të funksionojë për disa gjuhë si anglisht, portugalisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Pavarësisht vendodhjes së përdoruesit, në qoftë se gjuha e shfletuesit është njëra prej gjuhëve të përmendura më sipër atëherë do të jetë e mundur që SkyDrive të veçojë informacionet tekst prej fotove.

Ky opsion do të vlejë shumë për ato raste kur do të donit të siguronit tekstin e një shenje, reviste apo qoftë edhe një menuje restoranti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh në një minutë në internet në 2019

Lajmet e fundit>