Lajmet

SkyDrive për Android në dispozicion në Google Play

Publikuar , 29 Gusht 2012
0
SkyDrive për Android në dispozicion në Google Play

Në detin e shërbimeve cloud dhe aplikacioneve të tyre për platforma të ndryshme mobile, dje kemi marrë edhe një tjetër.

Dje, Microsoft lëshoi aplikacionin SkyDrive për Android, i cili gjendet tashmë në dyqanin Google Play dhe është i gatshëm për shkarkim.

Nëse përdorni SkyDrive dhe keni pajisje Android, ky aplikacion konsiderohet si diçka që duhet ta keni.

Disa nga mundësitë që ofron SkyDrive për Android janë:

– Qasje në të gjithë skedarët dhe dosjet, duke përfshirë edhe ato që përdoruesit kanë shpërndarë me ju

Rishikimi i dokumenteve të përdorura së fundmi

Ngarkimi i fotografive të shumëfishta

Shkëmbimi i dosjeve dhe fotografive me përdoruesit e tjerë

Qasja e dosjeve nga aplikacionet tjera të Android

Shërbimi SkyDrive nga Microsoft ofron hapësirë prej 7GB falas. Këtë aplikacion mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Arsyeja pse Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë shërbimi për 14 orë

Lajmet e fundit>