Lajmet

Skype dhe Viber: Cili ofron shërbimin më të mirë

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Skype dhe Viber: Cili ofron shërbimin më të mirë

skype-viber1-660x290Në ditët e sotme, komunikimi me video është bërë një trend mjaft popullor, kjo falë edhe shtimit të numrit të aplikacioneve të afta të kryejnë këtë funksion. Skype dhe Viber janë aplikacione të cilët ofrojnë këtë shërbim duke bërë të mundur komunikimit mes miqsh, familjes, madje edhe kolegësh. Por a doni të dini cili prej tyre është më efektiv në ofrimin e një komunikim më cilësor?

Pavarësisht se Skype dhe Viber janë të ngjashëm, ato kanë disa karakteristika të ndryshme të shërbimit që ofrojnë.

Thjeshtësia në përdorim

Kur bëhet fjalë për të shkarkuar aplikacionet respektive të Skype dhe Viber, që të dy ofrojnë një metodë shumë të thjeshtë. Por, ata funksionojnë krejtësisht ndryshe. Përpara se të filloni të përdorni Skype, fillimisht u duhet të identifikoheni përmes emrit të përdoruesit dhe kodit. Emri i përdoruesit është krijuar për të qenë identifikimi juaj në të gjithë rrjetin e përdoruesve të Skype. Nga ana tjetër, Viber nuk kërkon një emër përdoruesi e as një kod, por në vend të kësaj e vetmja gjë që ju kërkohet është numri juaj i telefonit për tu identifikuar. Për shkak të kësaj karakteristike të veçantë, ky aplikacion është shumë i dobishëm në telefonët tonë mobil, sidomos kur kontaktet janë të gatshme.

Kostoja

Nëse flasim për koston, këto dy aplikacione të video thirrjeve janë paksa të ndryshëm. Viber është falas. Thirrjet dhe dërgimet e mesazheve janë po ashtu falas dhe pa limit. Pikërisht çdo karakteristikë të tillë e ka edhe Skype. I vetmi ndryshim është në shërbimet për të cilat tarifon Skype, shërbime që zakonisht nuk gjenden në Viber.

Popullariteti

Po të flasim për vetë aplikacionet, vështirë ti vendosim gishtin njërit e të themi ky është më i miri. Ajo gjë që i distancon është shërbimi i tyre. Realisht kur ekziston një bazë e madhe përdoruesish, mundësia që të tarifoheni më pak për shërbimet e ofruara është e lartë. Në këtë aspekt, Skype është fituesi duke qenë se ka 5 fish më shumë përdorues sesa Viber. Megjithëse kjo është e arsyetueshme sepse Viber sapo ka filluar.

LEXO EDHE:  Skype me funksion për ndarjen e ekranit në Android dhe iOS

Portativiteti dhe Mobiliteti

Në këtë rast Viber qëndron përpara duke qenë se është një aplikacioni i krijuar për telefonët mobile. Skype nga ana tjetër nuk ka një eksperiencë në platformat mobile për vetë faktin se ky shërbim fillimisht ka startuar në desktopët dhe laptopët tanë.

Cilësia e thirrjes

Dhe më e rëndësishmja cilësia e thirrjeve. Skype në këtë drejtim është më mirë se Viber, dhe jo vetëm në video thirrje, por edhe thirrje me zë. Kjo për vetë faktin se Skype përdor kodeksë më të mirë dhe ofron thirrje HD. Thirrjet me video në Viber janë akoma në fazat e testimit (Beta), dhe për këtë cilësia humbet paksa.

Karakteristikat

Karakteristikat e aksesueshme ndryshojnë nga një aplikacion tek tjetri. Viber ofron një listë të limituar, ndërsa Skype ka më shumë se një dekadë që përvetëson karakteristika me qëllim përmirësimin e shërbimit. Me anë të Skype përdoruesit kanë akses në mundësinë për të regjistruar thirrjet. Skype ofron opsione për angazhimin e dy ose më shumë pjesëmarrësve në një bisedë, ka konfigurime të avancuara, plane tarifore premium, dhe plane shërbimesh. Skype gjithashtu ofron harduerë posaçërisht për desktopët si kamera uebi, mikrofonë, dhe kufje. Pavarësisht gjithë këtyre shërbimeve që ofron Skype, mbetet për tu parë kush do qëndrojë para për vetë faktin e ekzistencës më të hershme sesa Viber.

Verdikti

Në vija të përgjithshme, Skype duket të jetë një aplikacion më i mirë për thirrjet me zë dhe video për shkak se ka një bazë më të madhe përdoruesish, cilësi në rritje dhe karakteristika të përmirësuara. Gjithsesi, Viber funksionon më mirë në telefonët mobile duke rezultuar në opsionin më të mirë për shumë përdorues që adhurojnë portativitetin. Nëse na duhet të vendosim cili është më i miri, ne themi se kjo varet nga përdoruesit dhe ajo çfarë kërkojnë. Secili prej aplikacioneve ka ato të mirat e tij më ofrimin e një stili jetese të zënë për të komunikuar me miqtë, kolegët dhe familjen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  MySpace humbet 50 milion këngë ngarkuar gjatë viteve 2005-2013

Lajmet e fundit>