Lajmet

Skype dyfishon numrin e bashkëbiseduesve për thirrje në grup

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Mars 2019
0
Është një ndryshim i vogël që do të ndihmojë bizneset e vogla që bazohen në thirrje si Skype për të realizuar takime . Skype dyfishon numrin e bashkëbiseduesve për thirrje në grup

Microsoft do të dyfishojë numrin e bashkëbiseduesve për thirrjet në grup në Skype. Prodhuesi i softuerit do të testojë ndryshimin e ri në Skype që do të rrisë limitin nga 25 persona në 50.

Është një ndryshim i vogël që do të ndihmojë bizneset e vogla që bazohen në thirrje si Skype për të realizuar takime duke lënë pas limitin prej 32 të Apple me thirrjet në FaceTime.

Microsoft gjithashtu pjesëmarrësit në video thirrjet në grup tani e tutje do të marrin një njoftim dhe jo thirrje kur startohet një e tillë.

Gjithashtu video thirrja do të realizohet edhe në ka prej atyre që nuk janë përgjigjur njoftimit. Testuesit beta do të aksesojnë menjëherë këto funksione të Skype ndërsa në versionin zyrtar do të vinë në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Office 2019 për Windows dhe Mac

Lajmet e fundit>