Siguri

Skype “mundëson” zbulimin e IP adresave

Publikuar , 30 Prill 2012
0
Skype “mundëson” zbulimin e IP adresave

Një shfrytëzim i arritur së fundi i Skype mund të zbulojë IP adresën e ndonjë përdoruesi që ndodhet në largësi.

Një postim në blog i bërë nga skype-open-source tregon procesin e gjetjes së IP adresës së përdoruesve. Në veçanti, e tëra që duhet të bëjë një person është të fillojë procesin e shtimit të një kontakti me një emër të posaçëm të përdoruesit. Në vend se të bëhet dërgimi i një konfirmimi për kontakt, personi mund të klikojë në kartelën e informacionit për ta mësuar IP adresën.

Procesi funksionon vetëm nëse përdoruesi tjetër është online. Sipas ghacks, rRruga e vetme e mbrojtjes kundër kësaj që të ndalet Skype kur nuk përdoret, ose të bëhet përdorimi i një rrjeti privat virtual për të fshehur IP adresën.

IP adresa nuk jep emrin e ndonjë personi ose informacion tjetër të veçantë, por ofron informacionin për shtetin. Ghacks tregoi që IP adresat mund të përdoren për të gjetur më tepër informacion në ndonjë rast gjyqësor./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Lajmet e fundit>