Lajmet

Skype për Outlook.com tashmë është i disponueshëm në mbarë botën

Publikuar , 05 Mars 2014
0
Skype për Outlook.com tashmë është i disponueshëm në mbarë botën

skypeazure-152x150Tashmë integrimi i Skype me Outlook.com është i disponueshëm në mbarë botën. Për të akesuar Skype nëpërmjet shërbimit të postës elektronike Outlook.com, është e nevojshme që përdoruesit të shkarkojnë një shtojcë plug-in për të lidhur llogarinë e tyre në Skype me llogarinë e tyre Microsoft në mënyrë që të realizojnë kalimin nga e-mail-et tek telefonatat në Skype me një klikim të vetëm. Shtojca është e disponueshme për IE, Chrome ose Firefox në Windows dhe Safari në Mac.

Vlen të përmendim se ekipi i Microsoft-it ka punuar për eleminimin e disa problemeve të hasura nga përdoruesit e Skype për Outlook.com dhe për desktop (për shembull, telefoni vazhdonte të binte edhe pasi biseda kishte filluar).Gjithashtu vlen të theksojmë se shtojca e përditësuar suporton video-telefonatat HD për përdoruesit e kompjuterëve personalë.

Një version paraprak i Skype për Outlook.com ka qenë në dispozicion për përdoruesit e disa tregjeve të përzgjedhura (SHBA, Britania e Madhe, Gjermani, Francë, Brazil dhe Kanada) që prej prillit të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Komuniteti Virtual XOR mbledh më 1 Shkurt të pasionuarit e sigurisë në Sfidën Kibernetike #XORCTF7E4