Lajmet

Skype suporton tashmë videot HD për versionet e fundit të iOS

Publikuar , 15 Gusht 2013
0
Skype suporton tashmë videot HD për versionet e fundit të iOS

skype-ipad

Ata persona që disponojnë modelet e fundit të iPad dhe iPhone do të kenë mundësi që të shohin telefonuesit në video të cilësisë së lartë (HD). Në këtë rast HD është e barabartë me një rezolucion prej 720p. Microsoft e ka dhënë këtë lajm ditën e hënë kur lançoi edhe versionin e fundit të Skype 4.10 për iOS i cili e ofron këtë opsion si për iPhone 5 po ashtu edhe për gjeneratën e katërt të iPad. 

Me këtë përditësim kompania ka menduar të ndihmojë më tepër edhe telefonuesit ndërkombëtarë  duke shtuar një menu që lejon përzgjedhjen e kodit të një shteti specifik pa qenë e nevojshme që ta vendosë atë manualisht. Pjesë e paketës së përditësuar  janë edhe rritja e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së telefonatës. Përditësimet vlejnë edhe për ata përdorues që disponojnë versionin beta të iOS7. 

Skype ka mundësuar për herë të parë telefonatat me video për versionin 3.0 të iOS në vitin 2010. Që prej asaj kohe ka lançuar përditësime të shumta të këtij aplikacioni, por kjo është hera e parë që Microsoft po lejon suportin e videove të cilësisë së lartë për sistemin mobile iOS. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  12 shkurtesa për Safari që çdo përdorues i iPhone dhe iOS duhet ti dijë

Lajmet e fundit>