Softuer

Skype për iPhone shton multitasking në listën e veçorive

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Skype për iPhone shton multitasking në listën e veçorive

Veçoria për thirrje 3G e shtuar në aplikacionin Skype ishte një shpatë me dy teha. Skype ofroi shërbimin për testim pa pagesë deri në gusht të vitit 2010, kur më pas ky shërbim do të bëhej me pagesë përmes abonimit, por tani ka ndërruar mendje dhe po e ofron pa pagesë.

Skype tani ka bërë komente zyrtare për arsyen e tyre prapa veprimit të kthimit, por sipas tyre frika nga largimi i konsumatorëve ka qenë arsyeja kryesore pse e kanë bërë këtë.

Përditësimi gjithashtu ka sjellë edhe një veçori të shumëkërkuar, përkatësisht multitasking që tani ofrohet në versionin 2.0.1 të Skype.

Ky version i klientit për video komunikim të shpejtë, ju mundëson përdoruesve që të pranojnë thirrje pa pasur nevojë të mbajn të hapur aplikacionin Skype në pjesën e përparme të ekranit dhe duke ofruar mundësinë për të zgjedhur aplikacione tjera, gjersa Skype punon në prapavijë.

LEXO EDHE:  Google premton përditësime më të shpejta duke filluar me Android 9 Pie

Lajmet e fundit>