Softuer

Skyrim rrëzon nga vendin i parë, titullin Call of Duty: MW 3

Publikuar , 12 Dhjetor 2011
0
Skyrim rrëzon nga vendin i parë, titullin Call of Duty: MW 3

Call of Duty: Modern Warfare 3 më në fund është renditur në vendin e dytë pasi është shpalosur The Elder Scrolls V: Skyrim. Pavarësisht se ka marrë një titull relativisht modest si lansimi më argëtues në histori të lojërave dhe pas qëndrimit në vendin e parë për katër javë, Call of Duty nuk është lëvizur nga vendi i dytë edhe pse ka konkurrencë nga Dance 3 dhe Fifa 12, në vendin e tretë dhe të katërt.

Në vendin e pestë është Assassin’s Creed: relevations, kurse nën të është Battlefield 3 dhe titujt si Saints Row: The Tihrd dhe Uncharted 3: Drakes Deception. Pyetja e vërtetë është nëse The Elder Scrolls mund të mbaj titullin deri në festat e fundvitit apo do të rikthehet Cal of Duty sërish në vendin e parë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Mbërrin iOS 12.3 me aplikacionin e ri Apple TV

Lajmet e fundit>