Lajmet

Slack aplikon për tu bërë kompani publike, raporton 10 milionë përdorues aktivë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Prill 2019
0
Slack mendon se vlera totale e kompanisë do të arrijë në 28 miliardë dollarë. Rritja do të vijë me ofrimin e funksioneve të avancuara për sipërmarrjet si dhe zgjerimin e aktivitetit ndërkombëtarisht. Slack aplikon për tu bërë kompani publike, raporton 10 milionë përdorues aktivë

Slack aplikoi ditën e sotme për tu bërë një kompani publike. Ngjashëm me Spotify vitin e kaluar, kompania nuk do të ketë një IPO tradicionale por do të lejojë aksionerët ekzistues të shesin stoqet e tyre investitorëve.

Përmes aplikimit S-1, kompania do të ofrojë aksione me vlerë 100 milionë dollarë. Gjithashtu S-1 ofron të dhëna rreth financave të kompanisë e cila raportoi humbje prej 138.9 milionë dollarësh dhe të ardhura prej 400.6 milionë dollarë për vitin e kaluar.

Një vit më parë kompania kishte 140.1 milionë dollarë humbje dhe 220.5 milionë dollarë të ardhura. Këto humbje Slack ja atribuon vendimit për të investuar në rritjen e biznesit.

Për tre muajt e parë të 2019 kompania kishte 10 milionë përdorues aktivë dhe mbi 600.000 organizata ku 88.000 janë në planin me pagesë dhe 550.000 në planin falas.

Slack mendon se vlera totale e kompanisë do të arrijë në 28 miliardë dollarë. Rritja do të vijë me ofrimin e funksioneve të avancuara për sipërmarrjet si dhe zgjerimin e aktivitetit ndërkombëtarisht.

Slack ka ngritur 1.2 miliardë dollarë financim nga investitorë si Accel, Andreessen, Horowitz, Social Capital, SoftBank, Google Ventures dhe Kleiner Perkins. Një prej shqetësimeve kryesore të kompanisë është ruajtja e një niveli rritjeje në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Slack ndryshon fjalëkalimet e mijëra përdoruesve

Tags >

Slack
Lajmet e fundit>