Lajmet

Slack blen Astro dhe mbyll aplikacionin Astrobot

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Vitin e kaluar prezantoi Astrobot, një aplikacion në Slack i cili integronte e-mail-et dhe kalendarët direkt në platformë. Slack blen Astro dhe mbyll aplikacionin Astrobot Photo Source: Reuters

Ditën e Hënë Slack bëri të ditur se ka blerë startupin Astro pas asistentit të e-mail-eve Astrobot.

Marrëveshja e cila është më e madhja në historinë e Slack do të ndihmojë kompaninë të arrijë misionin e saj atë të integrimit të e-mail-it dhe kalendarëve në kanalet e komunikimit.

Astro u themelua në 2015-ën nga bashkëthemeluesit e Zimbra Andy Paflaum, Roland Schemers dhe Ross Dargahi.

Vitin e kaluar prezantoi Astrobot, një aplikacion në Slack i cili integronte e-mail-et dhe kalendarët direkt në platformë.

Lajmi i keq është se aplikacioni për Mac, iOS, Android, Amazon, Alexa dhe Slack do të mbyllet në Tetor përgjithnjë.

Përdoruesit aktualë do të kenë akses në shërbimin e ofruar. Ekipi i punonjësve prej 30 do të kalojë tek Slack. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>