Lajmet

Slack eliminon një funksion që ka acaruar përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2020
0
Kontaktet tuaja ende mund të dërgojnë mesazhe dhe tu etiketojnë në shënime por këto njoftime do të shfaqen vetëm kur të ktheheni pas DND. Slack eliminon një funksion që ka acaruar përdoruesit

Platforma e komunikimit të ekipeve të punës Slack më në fund ka vendosur të eliminojë një prej opsioneve më acaruese për përdoruesit.

Një lëvizje e cila ka për tu pritur shumë mirë në mbarë botën, platforma tashmë lejon përdoruesit të zgjedhin ditë specifike për të pranuar njoftimet, që do të thotë se punonjësit nuk kanë për tu shqetësuar më gjatë fundjavës.

Funksioni DND (Do Not Disturb) funksionon në platformat desktop dhe mobile dhe mund të aktivizohet në menunë Settings.

Edhe kompania e përshkroi lëvizjen si një moment për të cilin kanë pritur gjatë përdoruesit e platformës.

Aktualisht Slack dërgon njoftime vetëm tek ata që statusin e tyre e kanë “Available”. Duke e vendosur llogarinë në DND, të gjitha njoftimet dhe përmendjet (@mentions) do të tregojnë një ikonë të re “do not disturb” me një “z” ngjitur me emrin tuaj në Slack.

Kontaktet tuaja ende mund të dërgojnë mesazhe dhe tu etiketojnë në shënime por këto njoftime do të shfaqen vetëm kur të ktheheni pas DND.

Por përdoruesit mund të zgjedhin të anashkalojnë DND nëse është një njoftim me rëndësi kritike. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Vodafone nis testimin e internetit 5G në Shqipëri

Tags >

Slack