Biznes

Slack gjen mbështetje tek Amazon përballë konkurrencës së Microsoft Teams

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Qershor 2020
0
Nuk është e qartë sesa punonjës prej 840,000 që Amazon ka do të përdorin Slack. Deri më sot konsumatori më i madh i Slack ka qenë IBM me 350,000 punonjës. Slack gjen mbështetje tek Amazon përballë konkurrencës së Microsoft Teams

Slack nisi një bashkëpunim të ngushtë me Amazon, një marrëveshje disa vjeçare e cila do të shohë punonjësit e Amazon të përdorin shërbimet e Slack.

Marrëveshja vjen në një kohë kur konkurrenca e Microsoft Teams ka arritur pikun sa bëri që Slack të migrojë shërbimet e audio dhe video thirrjeve në platformën Amazon Chime krahas adoptimit të Amazon Web Services (AWS).

Nuk është e qartë sesa punonjës prej 840,000 që Amazon ka do të përdorin Slack. Deri më sot konsumatori më i madh i Slack ka qenë IBM me 350,000 punonjës.

Prej kohësh Slack ka prëdorur AWS për pjesë të ndryshme të aplikacionit ndërsa tani do ta përdorë për të gjithë infrastrukturën nga hapësira, fuqia kompjuterike, databazat, siguria, analizat dhe machine learning duke u larguar nga Microsoft Azure dhe Google Cloud.

Slack tha se nuk kanë përdor Azure dhe pjesa më e madhe shërbimeve kanë qenë në AWS. Gjithashtu kalimi në Amazon Chime është një detaj interesant i marrëveshjes.

Video dhe audio konferencat kanë qenë një pikë e dobët e Slack krahasuar me Microsoft Teams por integrimi i ri do ta përmirësojë ndjeshëm shërbimin në këtë drejtim. Gjithashtu dy kompanitë premtojnë integrim më të mirë të shërbimeve të tyre për tu ofruar sa më shumë sipërmarrjeve dhe bizneseve.

Marrëveshja ndihmon të dy palët. Amazon merr një partner shumë të rëndësishëm për AWS dhe Chime ndërsa Slack merr stabilitetin dhe sigurinë e shërbimeve të AWS. PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bezos tani është dyfish më i pasur se Zuckerberg