Biznes

Në fshehtësi Slack aplikon për tu bërë kompani publike

Publikuar , 04 Shkurt 2019
0
Në Janar u raportua se Slack kishte planifikuar të dilte në bursë përmes një listimi direkt dhe jo përmes një IPO tradicionale. Në fshehtësi Slack aplikon për tu bërë kompani publike

Pas disa muajsh spekulime, më në fund kemi një datë për hyrjen e Slack në bursë (IPO). Kompania pas shërbimit popullor të produktivitetit ka aplikuar konfidencialisht.

Kompania ka dërguar një draft regjistrimi pranë Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) ndërsa listimi në bursë do të bëhet vetëm pasi SEC të ketë rishikuar procesin.

Në Janar u raportua se Slack kishte planifikuar të hynte në bursë përmes një listimi direkt dhe jo përmes një IPO tradicionale.

Një listim direkt do të thotë se Slack u jep insajderëve të kompanisë shansin të shesin menjëherë aksionet e tyre.

Raportimet për hyrjen në bursë të Slack filluan që në muajin Shtator. Wall Street Journal atë kohë tha se kompania mund të vlerësohej me 7 miliardë dollarë.

Në Dhjetor Slack pajtoi Goldman Sachs për të udhëhequr daljen në bursë.

Ky vit do të jetë i madh për kompanitë që dalin në bursë. Uber dhe Airbnb janë dy kompanitë e tjera që do të ndjekin rrugëtimin e Slack.

Sakaq Lyft gjithashtu ka aplikuar për IPO e planifikuar në Dhjetor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Acer ka një monitor të ri 4K lojërash

Tags >

Slack
Lajmet e fundit>