Lajmet

Slack lançon thirrjet në drejtim të Microsoft Teams, Zoom dhe WebEx

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2020
0
Microsoft Teams Calls beta vjen për të ofruar jo vetëm thirrje por edhe për tu bërë pjesë e bisedave të Teams nga aplikacioni Slack. Slack lançon thirrjet në drejtim të Microsoft Teams, Zoom dhe WebEx

Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë Slack lançoi një aplikacion të ri për të integruar thirrjet në drejtim të Microsoft Teams në aplikacionin e kompanisë.

Microsoft Teams Calls beta vjen për të ofruar jo vetëm thirrje por edhe për tu bërë pjesë e bisedave të Teams nga aplikacioni Slack.

Përdoruesit e Slack duhet të vendosin Microsoft Teams Calls si formatin kryesor për realizimin e thirrjeve dhe përmes tij mund të shohin edhe kur ka qenë pjesë e bisedës përpara se ata ti bashkoheshin.

Krahas Microsoft Teams, Slack lançoi integrimin VoIP të Zoom, WebEx, Jabber, RingCentral dhe Dialpad. E thënë thjeshtë përdoruesit e Slack mund të kryejnë telefonata edhe në drejtim të këtyre aplikacioneve.

Në muajin e kaluar Slack pësoi një rritje përdorimi prej 350% për shkak të izolimit të COVID-19. Aplikacioni gjithashtu po kalon nëpër një ridizajnim masiv i cili do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët në vijim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian, 3.2 miliardë euro për teknologjitë e reja të baterive