Lajmet

Slack ndryshon fjalëkalimet e mijëra përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Korrik 2019
0
Kompania thotë se nuk ka arsye për të besuar se këto llogari janë kompromentuar megjithatë është duke marrë në konsideratë çdo mundësi. Slack ndryshon fjalëkalimet e mijëra përdoruesve

Dhjetëra mijëra përdorues të Slack do të duhet të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre pasi kompania mësoi rreth një sulmi në 2015-ën.

Nëse keni krijuar llogarinë përpara Marsit të atij viti dhe nuk keni ndryshuar fjalëkalimin që atëherë, duhet të përditësoni kredencialet tuaja.

Afro 1% e përdoruesve të Slack bëjnë pjesë në këtë kategori, ose afro 100 mijë përdorues sipas ZDNet. Kredencialet e 65 mijë llogarive janë hakuar gjatë sulmit por për të qenë të sigurtë Slack do të ndryshojë fjalëkalimet e të gjithë përdoruesve që i përmbahen kritereve në fjalë.

Kompania thotë se nuk ka arsye për të besuar se këto llogari janë kompromentuar megjithatë është duke marrë në konsideratë çdo mundësi.

Slack thotë se detajet e llogarive të komprometuara i mori përmes programit të shpërblimit. Ato kredenciale u konfirmuan si të sakta dhe beson se kanë të bëjnë me incidentin e 2015-ës. Slack ka informuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë përdoruesit e prekur përfshirë edhe administratorët e dhomave.

Gjithashtu kërkoi aktivizimin e verifikimit me dy faktorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Tags >

Slack
Lajmet e fundit>