2016-ta ishte viti kur Instagram u bë i njohur si aplikacion i ri. Google u shqua për përkrahjen ndaj iOS dhe Pokemon Go u bë një fenomen.
Këto janë aplikacionet iOS të cilat morën vëmendjen tonë gjatë 2016-tës duke na mbajtur ngjitur me iPhone tanë. (PCWorld Albanian)
Nëse përdorni Gmail për të konfirmimet e fluturimeve, prenotimeve të hoteleve dhe rezervimeve të ndryshme, Google Trips është një domosdoshmëri për ju. Ky aplikacion automatikisht grumbullon të dhënat nga Gmail duke i organizuar në një ndërfaqes vizuale e cila ngjan me një guidë personale turistike.
Ndryshe nga Tregjet, Videot Live, Lojërat, Fushatat e Grumbullimit të Fondeve, kur bëhet fjalë për aktivitetet dhe ngjarje, shumë përdorues drejtohen nga Facebook. Dhe nuk janë pak por plot 100 milion që kontrollojnë çdo ditë. Për këtë rrjeti social vendosi të lançonte një aplikacion më vehte siç është Events from Facebook.
Është vetëm 6 vjeçar dhe ka mbi 600 milion përdorues, e në të vërtetë nuk është aplikacion aspak i ri. Por ky vit mund të quhet lehtësisht një vit nganjëllimi për Instagram i cili solli transformim total të eksperiencës. Historitë ishin padyshim risia, por nuk qëndrojnë pas video live dhe afishat.
Asnjë loj nuk e ka shijuar suksesin që pati Pokemon Go në 2016-tën. Loja e realitetit të shtuar ku përdoruesit nuk linin vend pa shëtitur për të kapur Pokemonë mbushi xhepat e Nintendo me 200 milion dollar vetëm në muajin e parë.
Të mësojë programim në një Apple II padyshim duhet të ketë qenë ndër eksperiencat më unik të fëmijërisë së shumë njerëzve por ti ndihmosh të vegjlit të kodojnë nga Swift terësisht falas me anë të një aplikacioni iPad i cili ngjan me një lojë gjëgjëzë siç është Swift Playground, kjo është eksperienca më unike që mund të kenë fëmijët.
Duolingo është aplikacioni ku mund të mësoni pothuajse një pjesë të madhe të gjuhëve të botës megjithatë i mungonin disa opsione. Këto opsionet do të silleshin nga Tinycards lançuar nga Duolingo me fokus të veçantë në mësimin e gjuhës kineze.
Fotot live janë një luks që vetëm iPhone 6S e më lartë e kanë dhe jo të gjithë që kanë një paisje iOS mund ti shohin. Për këtë vjen në ndihmë Lively i cili konverton fotot live në imazhe të animuara GIF për ti shpërndarë me të gjithë.
Startupi i veshjeve për meshkujt, Combatant Gentlemen krijoi një aplikacion iOS për ta bërë më të lehtë për ju që të gjeni kostumin e duhur të dasmës, të një interviste pune apo një takimi me dashurinë e parë. Aplikacioni ka në përbërje algoritma të cilët rekomandojnë kostume në bazë të vendodhjes, motit, ngjyrës së lëkurës apo zakoneve.
Mund të mos jetë i disponueshëm tek ne, por aplikacioni i ri i Apple i cili zëvendëson atë të videove është dizenjuar për tju mbajtur koherentë me atë çfarë po shikoni në telefon. Disa prej aplikacioneve të mbështetura janë Hulu, HBO Now dhe FXX Now.
Mund të mos jetë i disponueshëm tek ne, por aplikacioni i ri i Apple i cili zëvendëson atë të videove është dizenjuar për tju mbajtur koherentë me atë çfarë po shikoni në telefon. Disa prej aplikacioneve të mbështetura janë Hulu, HBO Now dhe FXX Now.