Ka qenë një vit i gjatë, depresionues, dhe i mbushur me thyerje të sigurisë së kompjuterëve të botës. Yahoo vendosi rekordin duke lejuar që të ndodhte hakimi më i madh në histori – dy herë. Miliona uebkamera dhe DVR të hakuara prishën internetin për përdoruesit në SHBA. Rusia u akuzua për “hakimin e votave,” dhe një tip i ri malueri fitoi të ardhura duke zhvatur përdorues që nuk dyshonin, për Bitcoin. (PCWorld Albanian)
Në shtator, Yahoo shokoi botën kur zbuloi se të patën 500 milion llogari ishin hakuar. Megjithatë, siç duket kjo ishte vetëm nxehja për Yahoo-në. Në mes të dhjetorit, Yahoo zbuloi se një hakim tjetër, që nuk kishte lidhje me të lartpërmendurin, kishte ndodhur në Gusht 2013. Ky hakim kishte rezultuar në rrjedhje të të dhënave të 1 miliard përdoruesve – dyfishi i hakimit që kishte thyer rekordin në Shtator.
Një
nga rreziqet që i japin emër 2016 më shumë se çdo gjë tjetër është ransomware.
Ky është një malware i shëmtuar që enkripton skedarët tuaj dhe i mban ato peng,
duke kërkuar shpërblim—zakonisht në Bitcoin, që janë gjysmë anonim – para se ti
dekriptojë të ato.
Në Gusht, një studim nga Malwarebytes tha se ransomware ishin kaq të zakonshëm sa po godisnin pothuajse gjysmën e të gjithë bizneseve në SHBA.
Në
tetor, një botnet filloi një sulm madhor kundër Dyn. Sulmi ishte një ndalim i
shpërndarë shërbimi (DDoS). Dyn është një furnizues madhor i sistemit të emrave
të domian-ëve (DNS).
Disa ditë më vonë mësuam se botneti kishte arritur që të bënte kërdinë në DNS me anë të afërsisht 100,000 pajisjesh shtëpiake të infektuara me maluerin Mirai. Po, një ushtri pajisjesh të mençura, të pamend, sulmuan rrjetin.
Një herë e një kohë, QuickTime ishte një nga softuerët që gjendej gjithmonë në një kompjuter. Ishte jetike për shikimin e videove, veçanërisht në iTunes. Në fillim të vitit, pas 2 të metash kritike që u zbuluan në softuer, Apple vendosi që të ndalojë mbështetjen e QuickTime për Windows se sa të rregullojë problemet. Me pak fjalë, nëse ende keni QuickTime në kompjuterin tuaj, ç'instalojeni atë.
Karta
juaj e kreditit nuk është aq e sigurt sa kujtoni ju. Hulumtuesit në
Universitetin e Newcastle në Britani demonstruan se të zbulosh datën e skadencës të
një karte dhe numrin e vlerës të verifikimit të kartës (CVV) mund të jetë
relativisht e thjeshtë. Hulumtuesit gjetën një mënyrë për të hamendësuar këto
numra me pak shifra duke përdorur teknika hamendësimi.
Në 2016, hakimi i kompjuterëve u diplomua dhe kaloi nga ngacmimi i bizneseve dhe agjencive qeveritare direkt tek ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Ndodhia e parë ishte një thyerje e rrjetit të kompjuterëve të Komunitetit Kombëtar Demokrat Amerikan. Wikileaks publikoi një numër dokumentesh të një niveli të lartë në Korrik. Këto dokumente përfshinin afërsisht 20,000 e-mail-e dhe mijëra atashime nga stafi i Komitetit
Në Shtator, hetuesit Amerikanë hodhën sytë tek mundësia e sabotimit të zgjedhjeve presidenciale nga Kremlini. Drejt fundit të 2016, Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe agjenci të tjera Amerikane të inteligjencës arritën në përfundimin se Rusia kishte arritur që të manipulonte zgjedhjet.
Në 2016, një iPhone 5C që i përkiste njërit prej atentatorëve të San Bernardinos mori vëmendjen e medias sepse përdorte sigurinë e Apple për të parandaluar hyrjet e paautorizuara. FBI kërkonte nga Apple të krijonte një softuer special që i lejonte hetuesit të futeshin në telefon. Apple refuzoi, duke argumentuar se FBI po i kërkonte kompanisë që të ndërtonte një maluer për të tejkaluar funksionalitetet e saja të sigurisë.
Në Gusht, një grup anonim hakerash, i quajtur Shadow Brokers, thanë se kishin marrë mjete hakimi nga grupi Ekuacion, një ekip elitë spiunazhi kibernetik të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë. Gjatë infiltrimit, Shadow Brokers, kishin vjedhur mjete të sofistikuara që përdoreshin nga NSA-ja.
Filloi si një sulm i vetëm i një maluar me një dëm prej 81 milion dollarësh kundër një banke në Bangladesh me shënjestër softuerin SWIFT të transaksioneve (Shoqata për Telekomunikacionet Financiare Ndërbotërore Ndërbankare). Por në fund të Majit, dhjetëra banka po hetonin mundësinë e një hakimi kundër sistemit SWIFT