2015-ta ishte një sfidë për sigurinë kibernetike. Ishim dëshmitarë të zbulimit të grupeve të famshme të hakerave ashtu siç pamë hakime të bujshme dhe një dobësi të frikshme në Android.
Sigurisht që 2014-ta kishte Heartbleed dhe hakimin e Sony, por as 2015-ta nuk qëndron pas në këtë aspekt. (PCWorld Albanian)
Një nga hakimet më të bujshme në 2015-tën padyshim ishte ai Ashley Madison në muajin Gusht. Hakerat jo vetëm që kompromentuan faqen por shtënë në duar emra realë, adresa shtëpie, numra telefoni, karta krediti madje edhe preferencat seksuale të shumë politikanë dhe njerëzve të njohur.
Një tjetër skandal i përafërt me atë të Ashley Madison ishte kompania italiane e njohur për ndërtimin e softuerëve të spiunazhit. Në të vërtetë, ishte Hacking Team që u shënjestrua nga hakerat të cilët arritën të vidhni plot 400 GB të dhëna nga serverat e kompanisë.
Në këto 400 GB të dhënash përfshiheshin edhe informacione rreth vrimave të sigurisë në Flash dhe Windows çka bëri që Adobe dhe Microsoft të publikonin përditësime të menjëhershme.
Në muajin Shkurt të këtij viti Lenovo përfundoi në telashe. Prodhuesi kinez kishte përfshirë të pre-instaluar një softuer quajtur Superfish dhe qëllimi kryesor i tij ishte reklamimi. Por kur përdoruesit e Windows e ç’instaluan, softueri la një vrimë sigurie të hapur.
Lenovo e pranoi dhe e largoi softuerin nga kompjuterat që dolën në shitje pas muajit Shkurt. Në nëntor një hisotir e ngjashme ndodhi me Dell dhe një çertifikatë të prodhuesit amerikan të kompjuterave.
Nëse njerëzit normalë duan që komunikimet e tyre të enkriptohen, terroristët do të përfitojnë. Ky ishte qëndrimi i shefit të CIA John Brennan i cili tha se sulmet e Parisit erdhën si rezultat e enkriptimit dhe mos lënia e “backdoor”-ëve të hapur.
E thënë ndryshe, që të mundim terroristët duhet të ne të tjerët ta paguajmë duke u bërë pjesë e fushatave përgjuese shtetërore.
Meqë ra fjala tek vrimat e sigurisë. Në muajin korrik një hulumtues zbuloi një nga dobësitë më të frikshme në sistemin operativ mobil më popullor në planet, Android.
Quajtur Stagefright, kjo dobësi sigurie mund të shfrytëzohej lehtësisht nga hakerat përmes një MMS-je. Madje më e frikshme është se viktimat nuk kanë pse të hapin MMS që të hakohen. Google e mbylli këtë dobësi ndërsa në muajin Gusht u shfaq një tjetër, Stagefright 2.0.
Projekti Tor i ruajtjes së privatësisë në uebfaqe të ndryshme online fitoi mbështetje të fuqishme në 2014-tën kur Facebook vendosi të adoptoi .onion. Madje rrjeti social ishte ndër të parë që adoptoi një çertifikatë SSL specifikisht për .onion
Në 2015-tën bëri bujë fushata e Facebook për të ndihmuar në njohjen e uebfaqeve .onion të projektit Tor.
A do e imagjinonit një 2015 pa bërë bujë Adobe Flash? Në muajin Korrik tre dobësi sigurie u bënë publike. Kjo rezultoi në bllokimin e softuerit nga Mozilla Firefox. Po ashtu shefi i sigurisë pranë Facebook, Alex Stamos, kërkoi nga Adobe që të vriste Flash.
Megjithatë edhe nëse Adobe nuk vepron, uebi do e vrasë atë. Këtë vit një pjesë e madhe e gjigandëve të teknologjisë adoptuan HTML5 ku më i fundit ishte rasti i video në Facebook.
Në muajin Shkurt, hulumtuesit e sigurisë pranë Kaspersky zbuluan një grup ekspertësh në spiunazhin kibernetik quajtur grupi Ekuacion. Ky grup mendohej të kishte kompjutera të infiltruar në Iran dhe Rusi.
Ky grup zotëronte një maluer i cili ishte i pamundur të shkatërrohej vetëm në thyenit hardiskun. Ekuacioni u shpall grupi më i sofistikuar i spiunazhit kibernetik njohur ndonjëherë.
Menaxhuesi i njohur i kodeve, LasPass u ballafaqua me një sulm në muajin Qershor ku hakerat vodhën adresa e-mail dhe përkujtues fjalëkalimesh. Sipas LastPass, falë sistemit të sigurtë të kompanisë përdoruesit me fjalëkalime të fuqishme shpëtuan nga sulmi.
LasstPass kërkoi nga përdoruesit që të zëvendësonin fjalëkalimet.
Në muajin Nëntor, projekti Tor lëshoi akuza të forta ndaj Burosë Federale të Hetimit (FBI) dhe hulumtuesve të Carnegie Mellon. Sipas grupi, FBI-ja ka paguar të paktë 1 milion dollar hulumtues për të zbuluar identitetin e vërtetë të përdoruesve të projektit Tor.
Tor tha se objektivi ishin kriminelët por që nga kjo nuk
shpëtuan as përdoruesit e zakonshëm. FBI dhe Carnegie Mellon mohuan akuzat por
Tor në një farë mënyre provoi disa nga akuzat.