Ndërsa interneti ka ndihmuar në eleminimin e hendeqeve dhe afruar botën akoma edhe më shumë, në të njëjtën kohë ka ndihmuar përhapjen e manipulimit, mashtrimit dhe spiunazhit.
Fuqizimi i inteligjencës artificiale ka filluar të shqetësojë njerëzit të cilët sot më shumë se kurrë e ndjejnë vetvehten mëse të zëvendësueshëm. Prodhuesit e procesorëve por përshtaten me nevojat e një industrie të re, realitetit virtual dhe internetit të gjërave.
2016-ta ka qenë një vit i madh plot ngjarje të tilla. Këto janë 10 historitë tona të vitit në teknologji. (PCWorld Albanian)
Askush tjetër më shumë sesa zgjedhjet presidenciale Amerikane nuk arriti të tregojë se çfarë pushteti bart informacioni dhe sa i dëmshëm mund të jetë kur nuk është i vërtetë. Një debat i ashpër mori jetë dhe të gjithë kishin drejtuar shikimin nga Facebook, Google dhe Twitter.
Interneti i Gjërave vjen me premtimin e madh se do të revolucionarizojë industrinë dhe të përmirësojë shërbimet, por falë botnetit Mirai, IoT përbën gjithashtu një rrezik global. Ndërtuar për të aksesuar dhe kontrolluar paisjet e rrjetit, Mirai rrëzoi shërbimin cloud Akamai dhe ofruesin e DNS-ve Dyn duke nxjerrë jashtë funksioni shumë uebsajte.
Shkrirjet dhe blerjet shpeshherë kanë treguar sesi evoluon teknologjia, dhe blerja e NXP nga Qualcomm për 38 miliard dollar ishte një shenjë sesi industria e procesorëve ka filluar të orientohet drejt internetit të gjërave.
Një tjetër fakt që konfirmon fundin e epokës së kompjuterave personal është largimi nga puna i 12,000 vetëve nga Intel të cilët përbënin 11% të fuqisë punëtore. Rënia e shitjeve të kompjuterave personal ka dëmtuar rëndë Intel dhe kompania tashmë ka nevojë të evoluojë nëse do të mbijetojë.
Debutimi i Microsoft HoloLens në fund të Marsit për zhvilluesit dhe më pas globalisht shënoi një ditë të madhe për tregjet, realitetin virtual dhe realitetin e shtuar. Ca besojnë se Oculus dhe HTC por udhëheqin këtë sektor, por Microsoft është në ngarkim me premtimin e Windows Holographic vitin e ardhshëm në Windows 10.
Të dhëna të cilat thonin se grupe hakerash Rusë kanë hakuar sistemin kompjuterik të Komitetit Demokratik në SHBA, tronditi opionin publik dhe komunitetin e global të sigurisë. E-mail-et e publikuara nga Wikileaks thuhet se ishin shkaku kryesor i humbjes së Klinton në zgjedhjet presidenciale.
Kur Samsung solli Note 7-tën në Gusht, analistët dhe ekspertët thanë se ky telefon ofron shumë gjëra për tu lavdëruar. Por pas raportimeve të mbi nxehjes deri në shpërthimin e baterisë, Samsung vendosi të zëvendësonte 2.5 milion telefonë për ti tërhequr mëpas njëherë e mirë nga tregu.
Humbja e 18 herë kampionit të botës në lojën Go përballë inteligjencës artificiale të Google, AlphaGo, nxiti një stuhi në mesin e analistëve dhe parashikuesve. Inteligjenca artificiale e mundi 4 herë Lee-Se-dol për ti treguar botës se tani nuk është më në plan të parë mobiliteti por inteligjenca artificiale.
Kur prezantoi iPhone 7 në Shtator, eleminimin e portës 3.5 mm të kufjeve Apple e shpjegoi me fjalën "kurajo." Heqja e shumë portave të konektiviteti nga Macbook vetëm sa i hodhi më shumë benzinë zjarrit. Konsumatorët tani besojnë se për Apple është vizioni i kompanisë që ka më rëndësi sesa ai i konsumatorëve.
Në Shkurt Apple u urdhërua nga Gjykata Federale e Kalifornisë të ofronte asistencë në penetrimin e një iPhone 5C të koduar i cili i përkiste atentatorit të San Bernardinos. Çfarë ndodhi? FBI-ja fitoi qasje në telefon, por me ndihmën e një pale të tretë jo Apple.