Jeni i apasionuar pas teknologjisë dhe doni të shprenzoni në mënyrën më të mirë buxhetin tuaj duke qënë pjesë e një eventi prestigjoz në këtë fushë? Ne kemi përgatitur një listë me 10 konferencat më të rëndësishme teknologjike që do të mbahen gjatë këtij viti. Këto konferenca do t’ju japin më shumë informacione rreth informatikës, teknologjisë, sistemeve të informacionit, sigurisë, bizneseve etj. Do bëni mirë nëse i hidhni një sy listës së mëposhtme. (PCWorld Albanian)
Kjo konferencë ka shumë për t’ju treguar nëse ju jeni një ekzekutiv, ekspert i fushës, ofrues shërbimi apo manaxher i një sistemi informacioni. ITEXPO ofron dy evente vjetore të cilat mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe njihen ndryshe si ITEXPO West dhe dhe ITEXPO East. Eventi i parë është programuar të mbahet në datat 6-8 tëtor të këtij viti në Kaliforni.
Ky event cilësohet si ‘babai’ i konferencave teknologjike i cili ka evoluar vit pas viti duke ‘përqafuar’ trendet e biznesit dhe risitë e teknologjisë. Kjo konferencë është kryesisht interesante për ata që punojnë në nivelin mesatar dhe atë të lartë të manaxhimit ku përfshihen CIO-t, zëvëndës presidentët e IT, manaxherët e zhvillimit të strukturës së softuerëve etj. Interop Las Vegas do të mbahet në periudhë 27 prill deri në 1 maj të këtij viti në Las Vegas, Nevada.
Black Hat është një event global që njihet për teknikat e tij të larta dhe për informacionet që trajton mbi sigurinë online. Ky vit do të jetë viti i 16-të i mbajtjes së këtij eventi. Ai ofron informacionin më të fundit rreth kërkimeve mbi sigurinë, zhvillimin, veglat dhe trendet mbi teknikat e sigurisë. Është një event perfekt për hulumtuesit e sigurisë, ekzekutivët e nivelit C të interesuar në aplikimit e sigurisë dhe aplikacioneve, zhvilluesit e bizneseve, kapitalistët etj. Black Hat do të zhvillohet në 1-6 gusht në Las Vegas, Nevada.
Bëhet fjalë për eventin më të madh të teknologjisë ku mblidhen të gjitha femrat që janë pjesë e kësaj fushe. Kjo konferencë është krijuar dhe sponsorizuar nga Anita Borg Institute dhe Association of Computing Machinery. Grace Hopper Celebration ka për qëllim rritjen e rolit të femrës në fushën e teknologjisë dhe ofron mbështetje, konsultim dhe bashpunim për të gjitha ato të interesuarat mbi teknologjinë.. Këtë vit ky event do të zgjasë 2 ditë duke filluar që nga data 14 tetor në Texas.
Edhe pse kjo konferencë nuk është e fokusuar tek teknologjia, cdo person që pretendohet të jetë manaxher i suksesshëm apo lider duhet të jetë pjesë e saj. Përmes kësaj konference janë punësuar emra të suksesshëm sot në botën e teknologjisë. Këtë vit ERE Recruting Conference do të mbahet në San Diego të Kalifornisë në datat 25-27 prill.
QCon është dizenjuar për të zhvilluar softuerët duke kurajuar profesionistët në këtë fushë të shpërndajnë njohuritë e tyre dhe të eksperimentojë në një komunitet. Ky event global është fokusuar në nevojat që cdo skuadër ka përsa i përket arkitekturës, zhvillimit, manaxhimit të projekteve etj. Brenda këtij viti kjo konferencë do të mbahet në dy vende të ndryshme; në New York 8 deri në 12 qershor dhe në San Francisco në 16 deri në 20 nëntor.
GOTO është një konferencë e ndërtuar në formën e një ëorkshop-i e krijuar nga zhvilluesit për zhvilluesit. Ajo ka si qëllim prezantimin e arrijteve dhe zhvillimeve më të fundit të teknologjisë duke qënë se ato po bëhen giithnjë e më shumë interesante për komunitetin e zhvillimit të softuerëve. Temat kryesore për të cilat do të flitet në konferencën e këtij viti në datat 11 deri në 14 maj në Chicago, do të jenë Java, Sistemet e shpërndarjes, Sheknca e të dhënave, Agile, Javascript, siguria etj.
Firma e kërkimit dhe këshillimit ITxpo zhvillon eventin e përvitshëm Gartner ITxpo gjatë të cilit marrin pjesë CIO me ide inovatore dhe lidera ekzekutiv. Qëllimi i saj është të tregojë se si të zhvillosh inovacionin dhe të rrisësh suksesin në këtë epokë dixhitale. Këtë vit konferenca do të mbahet në Florida duke filluar që nga data 4 tetor dhe do të zgjasë plot 4 ditë.
Kjo konferencë ka lënë gjurmët e saj duke i ndihmuar CIO-t të shëndrrohen në lidera dhe ekzekutivë tepër të suksesshëm, nëpërmjet samitit një ditor që ajo zhvillon nëpër vende të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Në të CIO-t marrin njohuri për strategjitë e lidershipit, burimet dhe elementët të cilët do të diferencojnë punën e tyre.
Sigurisht që listës sonë nuk do ti mungonte një konferencë e fokusuar tek lojrat. E3 është një event që s’duhet humbur për të gjithë ata që duan të miksojnë teknologjinë me argëtimin. Në të debutojnë teknologji të reja dhe produkte të paparë ndonjëherë. Kjo i ndihmon zhvilluesit e teknologjisë të krijojnë kontaktë të reja dhe të zgjerojnë veprimtarinë e tyre. Këtë vit E3 do të mbahet në Los Angeles nga data 16 deri në datën 18 qershor.