Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp është plot supriza të fshehura dhe në këtë artikull do të zbulojmë 11 prej tyre të cilat do tu vinë në dobi. Pavarësisht nëse e përdorni prej kohësh apo së fundi, me shumë gjasa mund të mos i keni ditur këtë funksionalitete të fshehura në platformën e përdorur nga 1 miliard njerëz në mbarë botën. (PCWorld Albanian)
Nëse nuk doni që përmbajtjet
e dërguara në WhatsApp të ruhen automatikisht duke u zënë hapësirë të vyer në
telefon, atëherë çaktivizoni ruajtjen automatike.
Në iPhone Settings > Chats dhe fikni Save Incoming Media. Në Android mungon.
Për të shkuar një hap më tutje, mund të ç'aktivizoni çdo njoftim të marrjes dhe shikimit të mesazheve. Bashkëbiseduesit nuk do të njoftohen kur merrni mesazhet. Hapni Settings > Account > Privacy dhe hiqni tiketën nga Read Receipts.
Mos harroni se as ju nuk do të njoftoheni.
Ndërsa po shkoni në një
mbledhje, heshtja e një bisede të zhurmshme në grup është ajo që keni më shumë
nevojë.
Në Android mbani të shtypur
mbi bisedën dhe më pas klikonin ikonën e boksit me një vijë diagonale mbi të.
Në iPhone hapni bisedën dhe më pas klikoni mbi emrin e grupit ose kontaktit dhe
klikoni Mute.
Ju mund të përdorni WhatsApp
në kompjuter me një lehtësi të madhe. Ky proces përfshin skanimin me e një kodi
QR nga aplikacioni mobil. Së fundi mund të shkarkoni edhe si aplikacion në Mac dhe Windows 10.
Kuriozë të dini sa keni
komunikuar në WhatsApp? Në iPhone navigoni Settings
> Data and Storage Use > Storage Use. Një listë kontaktesh të
radhitur në bazë të hapësirës së konsumuar do të shfaqen. Më më shumë detaje
klikoni mbi secilin kontakt.
Në Android vizioni Settings > Chat > Chat History >
Email Chat.
Në vend që të merrni të
njëjtin tigull për çdo njoftim, ju mund ti përshtatni ato për kontakte
individuale.
Nga Android klikoni ikonën me
tre vertikale të Menu-së ndjekur nga View
Contact > Custom Notifications.
Në iPhone klikoni mbi emrin e
kontaktit ose të bisedës dhe përzgjidhni opsionin Custom Notifications.
Ju mund të eksportoni bisedat
në WhatsApp. Në Android klikoni butonin e Menu-së ndjekur nga More > Email Chat.
Në iPhone duhet të hapni
bisedën të klikoni mbi kontakti në krye të ekranit dhe më pas të shkoni në fund
të informacionit të kontaktit dhe të përzgjidhni Export Chat.
Në WhatsApp keni mundësi të
formatoni tekstin në "Bold," "Italic," ose një vijë në mes.
Për ta bërë këtë duhet të shtoni disa karaktere speciale përpara dhe pas
tekstit që doni të formatoni.
Për të aplikuar "Bold,"
duhet të aplikoni te karaktere (*bold*); për të aplikuar "Italic"
duhet të vendosni karakteret (_italicize); për të aplikuar një vijë në mes
duhet të vendosni karakteret (~strikethrough~).
Doni të dini se kur është
dërguar apo lexuar një mesazh? Në iPhone mjafton të tërhiqni nga e majta mbi
mesazhin. Në Android mbani të shtypur mbi mesazhin dhe më pas klikoni
"info."
Nuk doni që miqtë tuaj të
shohin se kur keni parë një mesazh për herë të fundit? Hapni Settings > Account > Privacy >
Last Seen. WhatsApp ofron tre opsione: Të gjithë, Kontaktet e mija, Askush.
Etiketimi i mesazheve është
mënyra e duhur për të rikujtuar një numër telefoni, adresë apo lidhje të
dërguar nga një mik i juaji. Mbani të shtypur mbi mesazhin që doni të ruani dhe
klikoni ikonën e yllit.
Për të parë mesazhet e
ruajtur në Android klikoni butonin me tre pika vertikale në të djathtë të
ekranit dhe më pas opsionin "Starred Messages." Në iOS përzgjidhni
seksionin Star në fund të ekranit.