Lajmet

15 personazhet ndihmës më të rëndësishëm në videolojërat e të gjitha kohërave (Fotogaleri)

Dhj 4 2013

Në videolojërat e ndryshme çdokush dëshiron të jetë heroi dhe jo ndihmësi i tij. Zakonisht ky i fundit nuk vishet bukur, asnjëherë nuk mund të shpëtojë vajzën në fund të lojës dhe rrallë përdor shprehje interesante.

Megjithatë, asnjë hero nuk do ia dilte mbanë pa ndihmën e një asistenti. Një ndihmës i mirë plotëson aftësitë e heroit, shkakton humor dhe është i palëkundur përsa i përket besnikërisë.

Këta asistentë lojërash n’a kanë shoqëruar gjithnjë për të kaluar nga njëri nivel në tjetrin ose për të angazhuar me diçka motrat ose vëllezërit e vegjël, ndërkohë që ne vetë kemi qenë duke u përballur me sfidat e vërteta të lojës.

15 ndihmësit e prezantuar në galerinë e mëposhtme, të cilët nuk janë renditur sipas rëndësisë, na kanë shoqëruar në shumë situata të vështira. Duke marrë parasysh se çdo listë lojërash është subjektive nuk përjashtohet mundësia e ekzistencës së personazheve të tjerë ndihmës shumë interesantë përveç këtyre që po përmendim. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>