Ditën e sotme sistemi operativ më popullor në planet shënoi 30 vite që është në mesin e botës së teknologjisë. Por si filloi? Më 20 Nëntor 1985 debutoi versioni i parë i Windows dhe është pikërisht kjo ditë që do të shënonte historinë e suksesit jo vetëm të platformës por edhe vetë Microsoft. Platforma Windows padyshim ka shkruar historinë. (PCWorld Albanian)
Këtu filloi e gjitha. Është version origjinal i cili u prezantua në 1985 dhe kishte një ndërfaqe bazuar në 16bit. I gjithë aktiviteti në sistemin operativ sillej rreth mausit.
Dy vite më pas Microsoft zëvendësoi sistemin operativ me Windows 2 saktësisht në dhjetor të 1987-tës. sistem operativ solli edhe maksimizimin dhe minimizimin e dritareve. Paneli i Kontrollit i cili jeton akoma edhe sot fillimisht u zbulua në këtë version të sistemit operativ.
Windows-i parë që kërkonte një hard disk u lançua në 1990. Windows 3 solli programet MS-DOS. Tani në Windows mund të punohej me disa aplikacione njëherazi. Një tjetër risi ishte mbështetja për 256 ngjyra duke i dhënë sistemit operativ një ndërfaqe më moderne. Solitaire gjithashtu u shfaq në këtë version.
Ky version i sistemit operativ shquhet për fontet "True Type". Debutoi më 1992 së bashku me lojën Minesweeper. Ndryshe nga Windows 1 dhe 2, Windows 3.1 ishte më shumë përditësim sesa version madhor.
Windows 95 mbërriti në Gusht të 1995 duke sjellur butonin Start e bashkë me të edhe Menunë Start. Windows 95 shënoi edhe versionin e parë të sistemit operativ bazuar në 32bit.
Debutoi në Qershor të 1998 dhe solli Internet Explorer 4, Outlook Express, Windows Addres Book, Microsoft Chat dhe Windows Media Player 6.2. Po flasim për Windows 98 e cila u pasuar nga një edicion i dytë në 1999.
U konsiderua si një dështim nga të gjithë. Windows Mellennium Edition ishte versioni i fundit bazuar në MS-DOS. U prezantua në Shtator të 2000 me një fokus të veçantë tek sipërmarrjet.
Binjaku i ME, Windows 2000 u prezantua në Shkurt të 2000 dhe ishte bazuar në sistemin Windows NT për bizneset. Më vonë ky version do të shërbente si baza e Windows XP.
Një nga versionet më të mira të Windows u publikua në Tetor të 2001 duke vendosur shërbimet për sipërmarrjet dhe konsumatorët nën një "çadër" të vetme. Bazuar në Windows NT, Microsoft me Windows XP solli elemente të reja dizajni. Menuja Start tani përfaqësohej nga një buton jeshil dhe panel detyrash(TaskBar) në ngjyrë blu. Nuk mungonin as efekte të reja dhe hije të dritareve të aplikacioneve. Windows XP ishte sistemi operativ me suportin më të gjatë në historinë e Microsoft i cili "skadoi" në Prill të 2014-tës.
Plot 6 vite u deshën për Windows Vista-n, version i cili debutoi në Janar të 2007-tës. Vista solli pamje dhe ndjesi të re në Windows duke u fokusuar në elementët e transparencës, kërkimit dhe sigurisë. Kishte probleme të pafundme të stabilitetit dhe performancës. Përdorues të shumtë edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë si versionin më të "keq" të Windows.
Konsideruar nga të gjithë si ajo që Vista duhej të kishte qenë, Windows 7 debutoi në tetor të 2009. Natyrisht që u dizenjua për rregulluar atë çfarë Vista kishte prishur përfshi këtu edhe imazhin e sistemit operativ. Ishte më i shpejtë, më stabil dhe më i lehtë për tu përdorur. Windows 7 mjaftoi si arsye për konsumatorët dhe botën e biznesit që të largoheshin nga Windows XP.
Debutoi në Tetor të 2012-tës dhe u shfaq si ndryshimi më radikal në ndërfaqen e Windows duke hedhur tutje butonin dhe Menunë Start. Ndërfaqja ishte e fokusuar për nga ekranet me prekje. Ikonat e programeve u shndërruan në "Live Tiles" si dhe mbërritën aplikacionet metro që zinin terërisht ekranin gjatë përdorimit.
Ishte një përditësim falas për Windows 8 publikuar në Tetor të 2013-tës. Ky përditësim përfaqësonte ndryshimin e parë të kursit të Microsoft në ndërfaqen e Windows. U rikthyer butoni Start por akoma jo menuja Start.
Supozohet të jetë sistemi operativ më i mirë i gjitha kohërave sepse do të jetë versioni i fundit i tij. Njoftuar në 30 Shtator të 2014-tës, versioni zyrtar i tij mbërriti në Korrik të 205-tës. Windows 10 ndjek hapat e Windows 8.1 duke u rikthyer Menunë Start. Windows 10 është dizenjuar me mendjen tek unifikimi i platformave mobile dhe desktop.