Cilat janë objektivat tuaj për 2017-tën? Të përmbushni obligimet që i keni vendos vehtes në 2016-tën por që nuk keni arritur ti realizoni në kohë.
Sa premtime të pa realizuara keni bërë? Sa prej tyre keni realizuar? Është 2017-ta, një fillim i ri. Ka ardhur momenti që të bëni premtime të cilat do ti jetësoni gjatë vitit. (PCWorld Albanian)
Sa më shumë të dish aq më cilësore është puna. Në epokën që jetojmë sot të mos dish sesi funksionon uebi është e pafalshme për ju. Në vetëm pak ditë mund të mësoni PHP dhe të kuptoni pse zhvillimi i softuerit është i vështirë.
Vetëm nëse jeni një biznes, përndryshe të pakta janë përfitimet materiale, ekonomike apo sociale me përdorimin e medias sociale. Në të vërtetë ka një kontribut të shquar në budallepsjen tonë dhe nxit paragjykimet.
Jeta jonë bëhet më e bukur kur largohemi nga dhoma apo zyrat. Shpenzojmë orë të tëra në karrigen përpara kompjuterit tonë, në makinat tona dhe në ekranet e telefonëve tanë. E mbani mend ku debutoi Pokemon Go? Të gjithë dolëm jashtë.
Të gjithë bëhemi politikanë të mëdhenj në Facebook por a keni provuar të ndiqni politikën në jetën reale? Në fund të fundit zgjedhjet e 2017-tës po afrojnë, prandaj keni një mundësi më shumë për tju bashkuar një grupi ku mund të fitoni zemra dhe ndani ide.
Pranojeni. Çdo pak minuta të gjithë ndjejmë nevojë të kryejmë obligimet tona ndaj Twitter-it, Facebook-ut, SMS apo e-mail-eve. Prej telefonëve presim frikë por edhe rehati nagnjëherë. Koka jonë është e mbushur plot e përplot njoftime aplikacionesh. Kjo rutinë është e rrezikshme.
Enkriptoni hardiskun tuaj. Përdorni mjete dhe softuer enkriptimi. Shton verifikimin me dy faktorë. Mos shkruani fjalëkalimin tuaj në çdo vend. Jini të kujdesshëm sepse hakerat janë akoma edhe më shumë.
Ndërsa janë të paktë ata që i drejtohen një librarie për të kërkuar dije dhe informacion ditëve të sotme, ato libra mbase janë lidhja jonë e fundit me realitetin e prekshëm dhe jo virtual. Drejtohuni një librarie, do të gjeni libra edhe më të lirë sesa ato elektronikë.
Endërroni të bëheni një shkrimtar? Shkruani 1,000 fjalë në ditë. Dëshironi të bëheni një atlet? Vraponi çdo ditë. Dëshironi të jeni të lumtur? Gjeni kohë për të bërë gjërat që ju sigurojnë lumturinë.