Edhe pse jetojmë në shekullin e XXI dhe e gjithë shoqëria po lufton kundër diskriminimit në bazë të preferencave seksuale, termat homoseksualitet, biseksual apo transseksual bëjnë që shpeshherë personat të shihen ndryshe nga kolegët e punës. Por, pavarësisht këtyre problemeve, shumë kompani kanë krijuar kultura organizate që e pranojnë çdo lloj orientimi seksual. Për shembull, Google mbulon taksat e sigurimit shëndetësor për punonjësit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinorë) dhe partnerët e tyre, taksë që aktualisht nuk vlen për punonjësit heteroseksualë. Edhe Twitter ka një praktikë pothuajse të ngjashme.
Në listën e mëposhtme janë përfshirë nënte shembuj individësh të cilët përveçse kanë arritur sukses në teknologji, por njëkohësisht janë edhe zëra të rëndësishëm në lëvizjen LGBT.
Një nga bashkëthemeluesit e Facebook-ut. U largua nga kompania në vitin 2007 për t’u bërë drejtor i fushatës së parë organizuese online të Barack Obamës. Në 2010 themeloi Juno, një rrjet social që bashkon njerëzit me interesa për të ndihmuar shoqërinë. Aktualisht është publicist dhe kryeredaktor i The New Republic.
Sisson themeloi kompaninë e telekomunikacionit Toktumi në 2008-n. Kompania njihet për aplikacionin e suksesshëm, Line2, një shërbim VoIP që realizon telefonata në internet përmes adresave të protokollit – e ngjashme me Skype.
I njohur më tepër si bashkëthemelues i PayPal. Ka punuar njëkohësisht edhe si CEO i kompanisë. Kur PayPal u ble nga eBay në vitin 2002, pjesa e Thiel u vlerësua me 55 milionë $. Një lëvizje tjetër e rëndësishme nga Thiel është investimi në Facebook në vitin 2004, duke siguruar 10.2% të kompanisë për 500 000 $.
Smith është zv. Presidente zhvillimi në Google. Punon në kompani prej 15 vitesh. Fillimisht ishte pjesë e PlanetOut, kompani mediatike që i dedikohej komunitetit LGBT, ku punonte si CEO.
Contreras filloi të punonte në Twitter rreth dy vjet e gjysëm më parë. Menjëherë arriti të rritej në karrierë duke u bërë inxhiniere sistemesh.
Coates është një nga ueblogerët e parë në internet. Ai ka punuar ne blogun plastigbag.org, i cili është nderuar edhe me çmime të ndryshme, deri në vitin 2011, pak a shumë rreth periudhës kur hoqi dorë nga Yahoo.
Simkhai, në të majtë të fotos, ka themeluar Grindr, rrjeti social më popullor dhe më i diskutueshëm për meshkujt homoseksuale dhe biseksualë. Kompania numëron mbi 4 milionë përdorues në 192 shtete.
Themelues i Fab.com, Goldberg lançoi fillimisht faqen si një rrjet social për njerëzit homoseksualë, para se ta shndërronte atë në një faqe të tregtisë elektronike. Ai dhe partneri i tij në biznes Brian Ellner kanë lançuar edhe një faqe me emrin The Four 2012, e cila është nga të parat që ka dalë në mbështjetje të martesës mes njerëzve të të njëjtës gjini.
Jon "Maddog" Hall është drejtori ekzekutiv i Linux International, një organizatë jofitimprurëse bazuar në zhvillimin e softuerit open source Linux. Nofkën "Maddog" e ka marrë nga pozicioni i tij si pedagog në Hartford State Technical College, ku ka qenë shef i departamentit të shkencave kompjuterike.