Samsung premtoi gjëra të mëdha me Note 8-tën, por phableti i kompanisë nuk është ai zbulimi i madh që të gjithë prisnin. Përkundrazi telefoni është më tepër një rafinim i linjës Note, mbase një strategji e ndjekur nga frika e përsëritjes së një skenari Note 7. Shumica e këtyre përditësimeve janë marrë nga S8 dhe S8+ megjithatë kompania ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta diferencuar nga Galaxy S. /PCWorld Albanian
Siç pritej, ekrani Infinity është sjellë nga Galaxy S8-ta. Ajo që na çuditi janë limitet e reja të ekranit.
Note 8 ka ekran 6.3 inç me rezolucion 2960x1440 piksel, një rritje e konsiderueshme krahasuar me Note 7 5.7 inç.
Përditësimi më i madh i Note është kamera e dytë e pasme. Dy kamerat e pasme sjellin telefonin më afër flagshipëve të tjerë të kompanisë por edhe kompanive të tjera.
Telefoni ruan automatikisht dy kopje të secilës foto, një e zmadhuar dhe tjetra me kënd të gjerë.
Lapsi i ri i Note 8-ës vjen me një buton në krye të saj dhe me më shumë ndjeshmëri ndaj presionit krahasuar me paraardhësit.
Përdoruesit mund të fillojnë shkrimin e disa shënimeve edhe mbi ekranin e fikur. Live Messages shndërrojnë shkrimin e dorës në GIF të animuara.
Bixby është rikthyer. Gjërat duket më mirë këtë herë por ndryshe nga S8-ta, Note 8 vjen me asistentin e aktivizuar. A ka arritur Samsung të përmirësojë shërbimin?
Edhe pse është larg perfeksionit, 30% e përdoruesve të Galaxy S8-ës kanë aktivizuar zërin e Bixby.
Krahasuar me Galaxy Note 7-ën, kapacitetit i baterisë së Note 8-ës është reduktuar nga 3,500 mAh në 3,300 mAh. Pse?
Samsung thotë se kishte nevojë për më shumë hapësirë për S Pen dhe procesori i ri 10 nanometër me tetë bërthama përdor më pak energji.
Megjithatë vështirë të mos shihet kjo lëvizje si përpjekje për të adresuar çdo përsëritje të mundshme të skenarit të Note 7-ës.
Teknologjia e Samsung e cila shndërron telefonin në një kompjuter tashmë vjen edhe me një telefon të ri.
Kompania ka shtuar disa teknika të reja për të përmirësuar eksperiencën si dhe disa aplikacione të reja të përshtatura për ekranet e mëdha.
Samsung prezantoi një sistem të ri me tetë pika për kontrollin e sigurisë së baterisë, një izolim më të mirë rreth baterisë si dhe ka kryer testime të jashtme nga ekspertë të United Laboratories.