Lajmet

Këto janë inxhinieret më të fuqishme në botën e IT-së

Sht 1 2012

Business Insider publikoi listën e 25 femrave më të fuqishme të cilat janë të punësuara në kompanitë e mëdha të IT-së dhe në startup-e të forta.

Edhe pse sot në krye të kompanive teknologjike janë kryesisht meshkujt (në Apple sundon Tim Cook i cili zëvendësoi Jobs-in, Ballmer në Microsoft zëvendësoi Gates-in, shefi i Amazon është Jeff Bezos, në Google udhëheqin Larry Page dhe Sergey Brin etj.) dhe se në vit një numër i vogël i femrave në SHBA marrin diplomën për shkenca kompjuterike (numër i vogël është veçanërisht ai i inxhiniereve softuerike), në Business Insider thonë se, për inxhinieret që punësohen në kompanitë teknologjike, “vetëm qielli është limit” dhe se kanë shanse të mëdha për sukses në kompanitë e mëdha dhe startup-et.

PCWorld ju sjell listën e 10 inxhiniereve më të fuqishme në kompanitë teknologjike, listë kjo e publikuar nga Business Insider. Vendi i parë i takon drejtoreshës së informatikës në NASA Linda Cuerton. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>