Eventi prestigjoz Kongresi Mobil Botëror tashmë ka përfunduar por ka lënë pas shumë për të diskutuar. Ky event mblodhi në Barcelonë kompanitë më të mëdha teknologjike botërore të cilat prezantuan produktet e tyre më të fundit duke filluar që nga smartfonët, kompjuterat e deri tek pajisjet inteligjente. Pajisjet e prezantuara ishin të shumta por sigurisht që është gjithmonë një grup që cilësohet si më i miri dhe tërheq vëmendjen e gjithë publikut. Ne po ju prezantojmë pajisjet më të mira që u prezantuan gjatë këtij eventi. (PCWorld Albanian)
Samsung Galaxy S6
Samsung Galaxy S6 po cilësohet si smartfoni më i mirë që Samsung ka sjellë ndonjëherë. Bëhet fjalë për një telefon me një trup të fortë metalik, sensor të njohjes së gjurmëve të gishtit, një kamera të re impresionuese, dhe ekran AMOLED të rezolucionit të lartë. Por padyshim ato karakteristika që e bëjnë këtë smartfon inovator janë mbështetja që ai ofron për sistemin e pagesave Samsung Pay dhe karikimin me anë të ëirelessit.
HTC One M9
HTC One M9 është një telefon tepër cilësor i sjellë nga HTC. Ai vjen me të njëjtin dizajn si One M8 por me një audio më të përmirsuar, kamera UltraPixel 20 megapiksel. Kompania ka zgjedhur të aplikojë stilin e ndërfaqes Sense 7 në këtë smartfon.
Ora Inteligjente Huawei
Huawei Watch është një orë inteligjente e platformës Android Wear dhe duke qënë e tillë ajo bën gjithcka që bëjnë dhe orët e tjera Android. Por cfarë e bën atë të vecantë? E vecanta qëndron në pamjen e saj, deri më tani ajo është cilësuar si ora më klasike e Android Wear. Trupi i lehtë i thjeshtë ka një ekran të rrumbullakët OLED. I disponueshëm në versionin prej celiku dhe floriri dhe me një sërë mundësish zgjedhje të rripit, kjo orë do të hidhet në treg këtë verë.
Lenovo Vibe Shot
Lenovo Vibe Shot është një telefon tepër i përballueshëm me specifika të nivelit mesatar. Gjëja më e rëndësishme në këtë telefon është padyshim kamera 16 megapiksel që përfshin opsione të ndryshme si stabilizim të imazhit, autofokusim të shpejtë dhe flash në tri ngjyra.
Alcatel One Touch 3
Aktualisht ekzistojnë dy telefona Idol 3 në versionin 4.7inch dhe 5.5 inch. E vecanta e tyre është mikrofoni dhe bokseri, të dy të vendosur në të dyja anët kështu që ju mund ta ktheni atë si të doni. Versioni 4.7 inchkushton 200$ ndërsa ai 5.5 inch 250$. Të dy versionet do të fillojnë të shiten në muajin qershor. Specifikat nuk janë të një cilësie të lartë por është ja vlen të blihet me një cmim të tillë.
Samsung Galaxy E5
Samsung Galaxy E5 bën pjesë në pajisjet e nivelit mesatar të kësaj kompanie. Ai është i lezetshëm, kompakt dhe zotëron specifikat normale që ka cdo telefon i këtij niveli. Ky smartfon është tepër i mirë sidomos për selfie, ofron mbështetje për LTE dhe ka një procesor quad core 1.2GHz.
LG Fx0
LG Fx0 ashtu siç kuptohet dhe nga vet emri përdor sistemin operativ Firefox . Ai ka një ekran 4.7inç IPS dhe ngarkohet nga një bateri 2370mAh. Butoni kryesor është ndërtuar me logon e Firefox. Ai është i disponueshëm vetëm në Japoni.
Alcatel Hero 2
Alcatel Hero 2 është tableta e parë nga Alcatel që përdor Cyanogen. Tableti 6 inç ka një ekran 1080p, proçesor MediaTek 2GHz, 2GB RAM dhe kamera 13 megapiksel. Do të vijë e pajisur me një stilolaps që do të shërbejë për të përdorur ekranin të cilën mund ta përdorni dhe në produktet Galaxy Note. Kjo pajisje është akoma në zhvillim e sipër dhe do të hidhet në treg gjatë pranverës.
HTC Vive
HTC Vive ishte surpriza që HTC kishte rezervuar për publikun gjatë kongresit. Bëhet fjalë për një pajisje të realitetit virtual. Ndryshe nga rivalët e tij si GearVR e Samsung ose Oculus Rift, Vive do t’ju lejojë të lëvizni brenda një hapsire më të madhe me ndihmën e një stacioni bazë dhe një ‘shkopi magjik’.